Studentët kundërshtojnë Asociacionin

0

Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur para Bibliotekës Kombëtare këtë të mërkurë, për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ata janë nisur nga oborri i Bibliotekës drejt ndërtesës së Qeverisë

Marshi është organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, ndërsa janë bashkuar edhe disa qytetarë.

Në pankartat e marshit ata kanë shkruar “Bashkë kundër Asociacionit”, “S’pranoj Asociacion që na bosnjëzon”, “Zajednica nuk kalon”, “Nuk falet toka që është ujitur me gjak”, etj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu