Studiuesja amerikane ngre alarmin: Shqiptarët po lëngojnë edhe sot, njësoj si në diktaturë

0

Studiuesja amerikane për trashëgiminë kulturore, Lori Amy, e quan traumë kolektivë dhe plagë atë që po i ndodh historisë dhe kulturës në Shqipëri. 

Përmes një mesazhi të gjatë drejtuar takimit. të kryetarit të PD, Sali Berisha me ekspertë të trashëgimisë kulturore, Amy ngre disa shqetësime.

Thelbi i asaj që ajo thotë është se Shqipëria sot është njësoj si në vitet e regjimit diktatorial. Shqiptarët, thekson ajo, po lëngojnë njësoj. “Ajo çfarë është më imediate për popullin dhe vendin, rigjetja e vlerës pozitive të trashëgimisë së shqiptarëve, mund të ndihmojë në shërimin e një pjese të plagëve më të infektuara që kanë paralizuar vendin. Armiku ishte themeli mbi të cilin u sendërtua e gjithë ngrehina e dhunës shtetërore. Shteti e ruante pushtetin e vet duke i bërë shqiptarët të hanin kokat e njëri-tjetrit. Dhe kjo plagë, nga më tinëzaret, nga më infektueset dhe vdekjeprurëset, vazhdon të lëngojë edhe sot e kësaj dite shqiptarët”. 
Edhe më herët, Lori Amy ka dënuar veprimin e qeverisë për të shembur Teatrin, duke e quajtur këtë si vazhdimësi të krimeve të komunizmit me emër tjetër

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu