Sociologu austriak, Gerald Knaus në një opinion të publikuar së fundi në mediumin e njohur “Spiegel” ka reaguar në lidhje me sulmin në veri të Kosovës ku është shprehur se pas shpërthimit të dhunës presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk do të ndalojë që qëlluari.
Knaus foli edhe për masat e Bashkimit Evropian, ku sipas tij, ndërkombëtarët në vend se ta ndëshkonin retorikën nxitëse të Serbisë vendosën ta ndëshkojnë Kosovën.
Po ashtu, ai përmend edhe kërkesën për largimin e njësisë speciale, kërkesë të cilën, thotë se u bë edhe nga Beogradi.
“Pse u bë e qartë tani, më 24 shtator, në një të diel dramatike. Atë ditë, dhjetëra paraushtarakë serbë të armatosur me armë të rënda sulmuan policinë e Kosovës, duke qëlluar një polic, duke plagosur një tjetër dhe duke u tërhequr në një manastir ortodoks.
Udhëheqësi i tyre, i cili tani e ka pranuar rolin e tij: Milan Radoiçiç, politikani dominues serb në Kosovë, njeriu i Vuçiçit në terren,” shkruan ai.
Sipas Knaus Brukseli dhe Berlini kanë injoruar politikanët serbë dhe deklaratat e tyre publike nëpër media.
“Brukseli dhe Berlini i panë paralajmërimet si të ekzagjeruar. Ata injoruan atë që politikanët serbë e thanë për çdo ditë ne mediat e tyre”.
Knaus gjithashtu u shpreh se sulmi tjetër do të pasojë.
“Nëse e merrni seriozisht atë që politikanët po thonë aktualisht në Beograd, atëherë një gjë është e sigurt: sulmi tjetër do të pasojë. Mësimi: nëse shpiken pogrome, pason dhuna,” shkruan ai.