Në një ceremoni lamtumirëse të organizuar në Beograd, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, u përshëndet nga përfaqësues të shumtë nga jeta institucionale dhe publike. Ndër ta ishte edhe kreu i Bashkësisë Islame të Serbisë, Reisu-l-Ulema Nexhmedin ef. Saqipi dhe Kryetari i Kuvendit Muhamed ef. Jusufspahiq.
Reisu-l-Ulema Saqipi, pasi e përshëndeti Ambasadorin Hill, në emër të myslimanëve në Serbi, ai theksoi se ambasadori Hill ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për forcimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Serbisë.
“Zotëri Ambasor Hill, kam kënaqësinë t’ju falënderoj edhe për kotributin e dhënë për diolog, stabilitet dhe paqe rajonale. Gjithashtu, kam përcjell gjatë mandatit tuaj, angazhimet dhe deklaratat e tua të matura pa ngjyrime politike, gjithmonë në frymën e interesit të përgjithshëm, duke ndërtuar ura bashkëpunimi në këto rajone të trazuara. Ne e vlerësojmë lart kontributin tuaj dhe popujt tanë do t’ju mbajnë mend për diplomat, ambasador e intelektual të përkryer, një dashamirës i përgjithshëm dhe universal”, tha gjatë takimit lamtumirës Reisu-l-Ulema Haxhi Nexhmedin ef. Saqipi..
Ky takim shërbeu jo vetëm si një moment reflektimi për punën e ambasadorit, por edhe si një mesazh i fuqishëm për rëndësinë e ndërtimit të urave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve të ndryshme, njofton Jetapress.