Udhëheqësi më i lartë i Vietnamit, To Lam, i ka kërkuar presidentit amerikan, Donald Trump që të shtyjë tarifat e reja mbi eksportet vietnameze në SHBA me “të paktën 45 ditë”, sipas AFP dhe New York Times.
Trump ka vendosur një tarifë 46% për mallrat vietnameze që hyjnë në SHBA, tarifa e gjashtë më e lartë e shpallur të mërkurën.
Në një letër, To Lam i kërkon Trump të caktojë një përfaqësues për të punuar me zëvendëskryeministrin e Vietnamit, Ho Duc Phoc, për zgjidhjen e çështjes.
Ai thotë gjithashtu se shpreson të takohet personalisht me Trump në Uashington në fund të majit.
Të premten, presidenti amerikan Donald Trump tha se zhvilloi një telefonatë “produktive” me liderin e Vietnamit, To Lam, gjatë së cilës Lam kërkoi uljen e tarifave për importet amerikane në vendin e tij.