Ky është momenti kur Bledi Çuçi pret në presidencë Taulant Ballën, i cili u betua ditën e sotme si ministër i Brendshëm. Një përqafim i ngrohtë mes tyre nuk mungoi.
Taulant Balla u betua si ministri i ri i Brendshëm, në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë, ishin të pranishëm kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e deputetë të Partisë Socialiste. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekretit të emërimit dhe formulës së betimit, ministri Balla u betua mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Kujtojmë se Kuvendi miratoi më 13 korrik, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Taulant Ballës në postin që për 2 vite e gjysmë Bledi Çuçi, i cili u shkarkua më 7 korrik nga Kryeministri Edi Rama, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fushë Krujë dhe Borizanë.