Shkruan Sokol Pepushaj
Të ishte Azem Hajdari i gjallë, a kishte “kërçik” Kolegji i Apelimit të Vetting-ut ta akuzonte për hajdute gruan e tij Fatmirën?
Pyetja tejkalon rastin.
Pse “shqepet” paksa një dosje, e nuk “zgjidhen” mijëra më të trasha, pse“Peshq” më të mëdhenj janë të qetë dhe drejtësia s’ka shanse ti prekë as me pupël.
Kjo është çështja.
Po të ishte Azem Hajdari i gjallë, do t’i hante me këpucë jo veç “Peshqit” e përmasave të Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, e Sokol Çomo, që do vëndosin i ka me rrogë apo jo pallatet 10 katëshe e miliona dollarë pasuri Fatmira, por do “dëlltiste” lehtë edhe “Peshq” të Mëdhenj si, Adriatik Llalla, Arben Ahmetaj, Arben Kraja Lali Eri, Ilir Beqaj, Fatmir Mediu e deri Bablokun e Ballukun bashkë.
Azem Hajdari, do ishte mbi të gjithë, ndoshta edhe mbi vrasësin e tij.
Prandaj i kushtojmë vemendje fenomenit.
Pas çeljes së kapitullit 23 dhe 24 të bashkpunimit Shqipëri-BE, kuptohet, të gjithë “Peshqit” nga i Shkurtëri tek i Gjati do përfundojnë në Burg sipas Modelit kroat e rumun.
Diskutohet veç radha.
“Peshq shumë më të mëdhenj se ajo i kemi zyrave të shtetit e deri auditoreve ku ushtrojnë detyra elitare e esenciale, mësojnë e stërvitin brezin e ri si të vjedhin, mashtrojnë e të dalin nesër antiamerikanë të zellshëm.
Pikërisht pse është gjysëm-peshk, Sali Berisha po u bën presion Edi Ramës dhe drejtësisë me gjysëm-dosjen e saj.
Edhe pse gjysëm-peshk, dosja e Fatmira Hajdarit do merrte vemendje nëse shfletonte Vendimin Gjyqësor nr 2726, të datës 28.12.2017, ku Sulejman Basha, vjehrri i kryeministrit bëhet pronar i tokës së Toptanëve në Surrel.
Fatmira Hajdari, pjestare e trupës gjykuese të Apelit, i ka quajtur “Palë në mungesë, që nuk kanë pranuar të paraqiten në seancë”, Fadil dhe Xhemile Toptanin, që të dy të vdekur, 3 dhe 7 vite para se të zhvillohej ky proces gjyqësor.
Ironia e vëzhguesi i famshëm ndërkombëtar Theo Jacobs, se “unë nuk besoj te sferat magjike” dhe se ‘kam lexuar dosjen e Hajdarit duke anuluar planet e tjera”, nuk kishte se si ta gjente këtë vendim skandaloz, se është larg, në Dosjet e Gjykatës së Apelit, ku e fsheh vetë trupa e Vetting-ut.
Duhet të jesh ose pjesë e mafias mediatike, ose i paaftë, të mos kuptosh ku e ankoron Sali Berisha “nendetësen” dhe cili është arsenali i tij.
Përplasjet e angazhimeve kërkoji tek gjeneza e të keqes, tek teknicentët e vjedhjeve të votave që pasohet me tjerat pasuri.
Sapo “minjtë” ndjenë tërmetet e drejtësisë, Saliu i kapi vetë komandat strategjike për korrdinatat antiamerikane.
“Shfletoni” pak “Pamfletin” se do të lexoni dosjet e plota dhe lëvizjet strategjike, qyshkur “matematikani” i vjedhjes së shumë votimeve Skënder Gjinushi. ja dha vrapit dhe u fsheh mes repareteve të librave si “shkencëtar” në Akademinë e Shkencave.
Vereni me kujdes!
Kishin “humbur” deri Gazmend Oketa, Arben Imami e Genc Pollo.
Deri tani, askush nuk ka guxuar as të prishë radhën e burgut, as të mbushë garuzhdën më shumë se e lejon shefi.
Shefi i selisë rozë, kohët e fundit, sikur nuk është dhe aq i sinqertë me mafien. Ka futur “gishtin” edhe tek shërbimet e huaja, ndaj Sali Berisha orienton hapjen e një gjysëm dosjeje për një gjysëm peshk.
Ky lloj “sulmi” ndaj krimit të organizuar shtetëror, ku zbrazet fisheku i shtatë para të parit, na jep të drejtë të pyesim në emer të audiencës sonë; More hajdutë, se u bëtë qesharakë, po të ishte Azem Hajdari gjallë, cili “Peshk” do ja “ngucte” Fatmirën?