Të ‘luash Kosovën me paret e babës’

0

 Shkruan Edvin Kulluri

Albin Kurti dje nuk priti Ramën në vizitën e tij dy-ditore në Prishtinë, pas vizitës së këtij të fundit si pjesë e një turi në Ballkan, që synon të kthejë edhe një herë Procesin e Berlinit si instrument rajonal bashkëpunimi. Pas fërkimeve mes Berishës dhe Rugovës gati 3 dekada më parë, kjo është pika më e ulët e marrëdhënieve mes drejtuesve të dy shteteve komb-formuese shqiptare. Nuk është as pikë e ulët , por më keq akoma një “katastrofë” sic u pëlqen të shprehen shpesh në Prishtinë. Pak a shumë si Vucic që nuk pranonte të takonte Kurtin në Bruksel dy javë më parë. Dhe krahasimi është I rëndë në vetvete. E nuk ka rëndësi nëse Kurti e bën këtë akt ekstrem si patriot I shquar apo sabotator I interesit të Kosovës për të shkuar drejt njohjes reciproke me Sërbinë. Rëndësi ka që ky akt është I rëndë, I paprecedentë dhe I dëmshëm. Jo vetëm sepse shija që lë në Ballkan dhe më gjerë është e keqe, por mbi të gjitha sepse Rama I pëlqen dikujt apo jo, është Kryeministri I vendit amë.

Qeverinë e Tiranës nuk e zgjedh dot Kurti, e as atë të Prishtinës nuk e përcaktojën dot shijet e Ramës. Janë të detyruar të takohen dhe pikë. Jo për vete, po për Kosovën. Me zgjedhje që PD zyrtare apo ajo e Rithemelimit I njeh ose jo, Rama është drejtuesi I qeverisë shqiptare. Avokates më të natyrshme të interesit të Kosovës që sot drejtohet nga Rama, ndërsa dje nga Berisha apo Majko. Dhe sa për kujtesë, megjithëse Thaci me Berishën nuk patën kurrë simpati për njëri-tjetrin që nga koha e luftës clirimtare të viteve 1998-1999, të dy uleshin rregullisht në takime për të mirën e shqiptarëve në dy anët e kufirit. Si kryeminstër I Shqipërsisë dhe President I Kosovës. Kështu ka qënë, kështu nuk është dhe kështu do jetë prapë pas ca kohësh.

Por lajmi akoma më I keq që ka prodhuar sjellja e Kurtit, është pëzullimi nga BE I disa programeve të financuara prej saj dhe ndërprerja nga Gjermania e disa programeve ekonomike dhe financiare.  Masa që mund të merren edhe ndaj Sërbisë që nga ana e vet nuk është se po ndihmon ne dialog, përkundrazi.  Por nëse Sërbia është për perëndimorët “delja e zezë” historike në Ballkan për shkak të nacionalizmit të saj dhe lidhjeve tradicionale me Rusinë, është paradoksale të shohësh Kosovën që ti marrë Sërbëve titullin e “trouble maker”të rajonit!

Pas mbi 1 muaji tensionesh krejt artificiale në veri të Kosovës, perëndimi dhe kryeministri shqiptar I kanë provuar të gjitha mënyrat për të ulur Kurtin dhe Vucicin në tavolinën e bisedimeve që hodhën përmbys, bash pasi ranë dakort po vetë në parim në Ohër, për një rrugë që conte drejt marrëveshjes për njohje reciproke. Qoftë në format shumëpalësh apo dhe dypalësh. Por mjaft është mjaft! Koha e karrotave mbaroi tani po kercasin shkopinjtë. Shkopinj që I përplasen Kurtit në kurriz, por që dhimbjen do ja japin Kosovës që mbështet ose jo Kurtin. Dhe kjo nxjerr në pah atë që është thelbi I cështjes: Kurti nuk mban asnjë përgjegjësi përvecse përballë sovranistëve që nuk e dijnë as vetë se nga kush duan të pavarësohen. Prej Sërbisë apo prej atyre që e nxorrën Sërbinë jashtë Kosovës. Një konglomerat mbështetësish të lodhur nga korrupsioni I tranzicionit, të tjerë nga “shthurrja morale e perëndimit”, e disa të tjerë që mendojnë se Enver Hoxha i mundi vërtet Traktatin e Varshavës e NATO-n njëkohësisht, por që në fund nuk dihet se sa njerëz I hipën sipër bustit duke e shkelur me këmbë e më shumë duke shkarkuar veshkat në 21 shkurt të 1991.

Qartësia e ndëshkimit perëndimor ndaj Kosovës për shkak të kryeministrit të saj të zgjedhur po vjen për një arsye. Ata nuk kanë cfarë flasin më sepse nuk kanë me kë të flasin. Një njeri që nuk dëgjon është e kotë ta këshillosh apo ndërgjegjësosh për pasojat e veprimeve që prodhon.

Hebrenjtë kanë një shprehje që është më elokuente se cdo paradigëm diplomatike. Kur ulen për të bërë biznes me dikë e pyesin: “a I ke paret e babës apo të tuat”? Nëse  përgjigja është “të babës”, cohen nga tavolina dhe ndërpresin  bisedën. Kurti është pikërisht “djali I babës që do të bëjë tregti me paret e tij”, nuk I dhimbset një gjë që s’e ka arritur vetë. Po ulet në tryezë negociatash duke patur në dorë si kapital të vetin luftën e UCK dhe bombat e NATO-s, ndërkohë që vetë lexonte gazeta në burg në Sërbi. Ndaj perspektiva është e zymtë për sa kohë I pari I Kosovës po luan bixhoz me paratë që s’janë as të tijat, as Kosova e as lufta clirimtare. A do e kapërcejë Kosova Kurtin? Kjo është në dorë të rivalëve të Vetëvendosjës dhe popullit Kosovës. Deri atëherë, “bye, bye Albin”!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu