Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar tashmë për akuzat e korrupsionit, është njohur për lidhjet e tij të ngushta me ish-ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim. Daljet e tyre publike, të cilat nuk kanë qenë kurrë një sekret, kanë ngritur shumë pikëpyetje. Ata janë parë shpesh së bashku, duke shijuar dreka e darka me vlera të mëdha financiare, ndërkohë që shumica e shqiptarëve luftojnë për të përmbushur nevojat e tyre më të thjeshta.
Një video e publikuar në Instagram e postuar nga Kujtim Cekani ,tregon ata të dy, dukshëm të lumtur, duke shpenzuar shifra të mëdha në restorante luksoze, ndërsa qytetarët shqiptarë vazhdojnë të përballen me varfëri dhe krizë ekonomike. Ky kontrast është një pamje e papranueshme për shumë shqiptarë, të cilët janë dëshmitarë të kësaj marrëdhënieje të ngushtë që duket se favorizon një jetë të shtrenjtë për ata që ndodhen në pozita të pushtetit.
Akuzat për keqpërdorim të pushtetit dhe parave të shqiptarëve janë bërë gjithnjë e më të forta, duke u parë si një pjesë e një skeme më të gjerë korrupsioni që ka përfshirë disa nga më të lartët në politikë dhe diplomaci.