Qëkur iku Mariza Lino, asgjë s’ka ndryshuar. Është ai popull, ajo medie, ata hajdutë që gjithë kreditet e tyre i bëjnë bashkë në projektin, të sulmohet Yuri Kim
Shkruan Sokol Pepushaj
Qëkur Ilir Meta zgjodhi Malin me Gropa për të vdekur, në qoftë se amerikanët kërkojnë transparencë pasurie, dhe qëkur Dejanira helmoi Herkulin, që ishte heroi i betejave të Babilonisë, por jo burrë për të, (tragjedia Trakinëset), intimitetet e shtratit dhe të shtetit, ato janë.
Edhe popujt janë po ata.
Në shtetet me demokraci, popujt janë barbarë me pushtetarët, i zhdukin kur ata ngushtojnë paksa liritë apo shpërdorojnë një dollar nga fondet publike, kurse në vende si ne, skllevërve u kruhet shpina për dru dhe duan sundim.
Në rrugën e Elbasanit, një Dejanirë ka lënë në krevat Herkulin e vet, kurse në rrugën e Kavajës, një Gerard Pique ka lënë Shakirën shtrirë dhe kanë dalë.
Edhe pse ngjarjet kanë pesë mijë vjet larg, të njëjtat janë. Njëra në Babiloni, tjetra këtu në mes të Tiranës turke.
Kështu do i lëmë edhe ne, prandaj Presidenti i Republikës e ka në vëmendje Malin me Gropa. Kur bën foto me qen e mace, u flet njerëzve, kur shtrëngon dorën shtrëngueshëm me ambasadoren Yuri Kim, shtiret si i lirshëm, në komunikim me skllevërit e vet, të Sali Berishës, Edi Ramës dhe Fatmir Mediut.
Po ç’thotë Kasandra për “Gomerët e Tiranës”?
Orakulli i Pamfletit ja ka ç’akorduar i’Pad-in Sali Berishës dhe ç’koduar ditët Ilir Metës. Se po, Sali Berisha matet me hipnozë dhe Ilir Meta me ditë. I pari hipnotizon duke kaluar ditë dhe i dyti kalon ditët me halucinacione.
Ju e dini, kur Saliu bëhet objekt i vëmendjes sonë, ka ngjarje të mëdha antiamerikane.
Ditën që botuam shkrimin “Sali Berisha dorëzohet në ambasadën amerikane”, “ujërat” e zeza kundërmonin nga presidenca. Më qartë, “hidrauliku” ynë atje, na kishte njoftuar përmes një “kodi lufte”, hieroglif thuaj.
Njëri që kish lënë Shakirën e vet në shtrat e bënte pallë me një shakë Blloku në Malin me Gropa, na shkruante “BMNRKSAYU”.
Thirrëm Orakullinn tonë dhe guxuam ta deshifrojmë në “Berisha, Meta, Nano, Rama, po kurdisin skandal me Ambasadoren Yuri Kim”.
Kur Saliu dhe Iliri flisnin në i’Pad për një tërmet shtatë ballë, Orakulli ynë e thërmoi jo pak Asteroidin Berisha- Meta. Nuk u ndërrua drejtimi, por u dobësua goditja.
E kujtoni, ata kishin afat tre ditor, por “tërmeti” u regjistrua të pasnesërmen. Presidenti i Republikës, bëri ç’bëri, u shfaq para shqiptarëve në krah të ambasadores Yuri Kim, në një takim për trafikimin e qenieve njerëzore. Kishin punuar për këtë pabesi të gjithë, 4 Klanet Mafioze.
U bë lajm i madh pikërisht se ishte i vogël dhe u zvogëlua në kancelaritë diplomatike pikërisht se ishte lajm i madh.
Duke qenë se lojërat me hile dhe hiletë në lojëra, janë substanca e Shtetit të Krimit, 4 Klanet Mafioze tejkalojnë edhe ekstazat e kafshëve.
Hapni veshët e sytë.
Ka filluar lëvizja e madhe e 4 Klaneve Mafioze. Që t’i ç’davaritim paksa më qartë gjërat, mediat e krimit, zëdhënësit me vullnet skllavi, do investohen çdo ditë e më haptas në acarimin e situatave, për të provokuar konflikt dhe Qeveri Teknike.
Ky është qëllimi i gjithë hajdutëve.
Pasi kanë vrarë e vjedhur, pasi janë kapur e lidhur tek livadhi, i kanë thënë trurit ik. Të investojnë antiamerikanizëm deri në ekstrem, nuk është asgjë para vetëhelmimit.
Orakulli ynë këtë herë nuk sheh rrëzime muresh apo prita, por rrugës për në burg, do kapen me thonj të mos shkulen nga karriga e pushtetit, edhe nëse duhen tragjedi.
Monika Kryemadhi e di se Dejanira e helmoi të shoqin Herkulin, por u desh ta shpagojë me vetëvrasje (tragjedia Trakinëset), edhe se Kreanti pergatit vrasjen e Antigonës, por i vetëvritet i biri Emoni si dhe gruaja Euridiqja, (tragjedia Antigona).
Aktorët janë në “amfiteatër”, në Malin me Gropa.
Çifti Presidencial ka pesë emra e mbiemra plot pasuri, Familja kryeministrore po ashtu, në banka offshore, emra të çuditshëm, deri dhëndrra nga dajot e Zahos që shëtit me helikopter e Sazani digjet, Sali Berisha e Fatos Nano, ende nuk dinë ç’pasuri kanë por dinë se duke investuar para shumë, do bëjnë rrëmujë të madhe.
Qëkur iku Mariza Lino, asgjë s’ka ndryshuar. Është ai popull, ajo medie, ata hajdutë që gjithë kreditet e tyre i bëjnë bashkë në projektin, të sulmohet Yuri Kim./Pamfleti