Shkruan Spartak Ngjela
Një qeveri që lejon ndërtimet pa leje është bandë dhe jo qeveri. Kjo ka qenë Shqipëria e drejtuar nga banditizmi KORRUPSION, për të rrënuar Shqipërinë.
Po Rama a e ka me sistem ligjor dhe konceptual mendimin për vendosjen e ligjit kundër ndërtimeve pa leje më Shqipëri? Nëse e bën këtë kuptohet se ai është i ndarë nga krimi i korrupsionit dhe po mendon për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Të shohim! A do ta çojë deri në fund këtë nismë. Mendimi i ekspertëve është që nuk do ta çojë deri në fund, sepse dëmton korrupsionin e lartë të Partisë Socialiste.
Po Saliu? Ai është i trembur për pallatet e familjes së tij që tani janë të njohura dhe të identifikuara.
Po SPAK a do dalë në këtë betejë klasike për të shpëtuar Shqipërinë nga banditizmi shtetëror? Do presim.
Po politika amerikane që ka ndihmuar materialisht SPAK-un? Të gjitha duhen pritur.
Të shohim, sepse kjo është koha që po kërkon shpëtimin e Shqipërisë nga banditizmi korruptiv antishqiptar.
Të shohim!
Por; në rast se do ta çojnë deri në fund këtë çështje, Shqipëria fillon të ndihet si shtet; duke u shkëputur nga gjëma kombëtare KORRUPSION.
Të shohim!