Togo, lirohen nga burgu dy gazetarët e UPF

0

Shkruan Arbeen Lagreta

-Ndërhyrja e menjëhershmë e Presidentit Ndërkombëtar të UPF Madiambal Diagne rezultoi vendimtare për lirimin e dy gazetarëve të guximshëm afrikanë.

Lirohen nga burgu vetëm rreth 3 javë pas arrestimit të tyre 2 gazetarët togolezë të Unionit Ndërkombëtar të Shtypit Frankofon (UPF). Denoncimi në media për vjedhjen dhe abuzimin me një fond prej 400 milionë frangave nga Ministri i Urbanistikës së Togos coi në burgosjen e Loïc Laëson, Kryetar i Seksionit të UPF në Togo dhe botues i gazetës togoleze “Le Flambeau des Démocrates”dhe Anani Sossou, gazetar në profesion të lirë. Ekzekutimi i arrestimit të tyre u bë në datën 13 Nëntor në keyeqytetin e Togos, Lome. Dy gazetarët në fjalë u dërguan në burgun civil të Lomé menjëherë pas pas arrestimit të tyre. Me këtë veprim arbitrar ndaj publikimit të guximshëm të asaj afere korruptive nga dy kolegët liria e shtypit mori një goditje të rëndë në Togo.
Konfirmimi i mësipërm vjen nga burime zyrtare të Unionit Ndërkombëtar të Shtypit Frankofon (UPF) me qendër në Paris.
Lirimi i dy gazetarëve nga Togo u mundesua shpejt falë reagimit të menjëhershëm të drejtuesve të Unionit Ndërkombëtar të Shtypit Frankofon. Kështu, përveç njoftimit për shtyp të publikuar, Presidenti Ndërkombëtar i saj, senegalezi Madiambal Diagne udhëtoi menjëherë drejt kryeqytetit të Togos, Lome, për të ndërhyrë pranë autoriteteve për lirimin e dy gazetarëve të burgosur në mënyrë arbitrare.
Ndërkohë, në një prononcim që dha po ato ditë për TV5, pra rreth 2 javë më parë, Presidenti Ndërkombëtar i Unionit Ndërkombëtar të Shtypit Frankofon, Madiambal Diagne siguroi se ka shpresë për një lirim të afërt të tyre të afërt duke u shprehur:
“Të gjitha palët treguan vullnet të mirë, një mendje të hapur. Jemi në logjistikën e qetësimit, duam të ulim tensionin, duam qetësim dhe, rikthimin e humorit me synimin për të fituar lirinë e dy gazetarëve. Kjo është natyrisht emergjenca më e rëndësishme për ne”.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Togos, Lome, Presidenti Madiambal mundi të takonte me këtë rast autoritetet e nivelit të lartë të këtij vendi afrikan si dhe gazetarët e Seksionit të UPF në Togo me të cilët zhvilloi një takim pune.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu