Shkruan Majlinda Laçaj
15 janari 2024 është një tjetër datë e shënuar për vlerësimin e xhubletës tonë legjendare kësaj vlere tashmë ndërkombëtare, e cila prezantohet si asnjëherë më parë përtej kufinjve të Shqipërisë.
Il Mare dei Mestieri – E ardhmja e qëndrueshme e trashëgimisë kulturore, prodhimit dhe artizanatit midis Italisë dhe Shqipërisë.
Trashëgimia kulturore jomateriale, përveç mishërimit të aspekteve thellësisht simbolike dhe identitare, mundëson zhvillim të qëndrueshëm të rrënjosur në dialogun midis traditës dhe inovacionit.
Ky workshop donte të vinte në pah lidhjen e fortë që mund të vendoset midis kësaj trashëgimie të gjallë dhe krijimtarisë bashkëkohore nëpërmjet dy rasteve studimore: “Xhubleta” shqiptare dhe “Tabarro” veneciane.
Workshopi u organizua në Muzeun e Palazzo Mocenigo, Venecia, nga Zyra në Tiranë (Shqipëri) e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor – AICS, IKR (Instituti i Studimeve Rurale) në bashkëpunim me Fondacionin e Muzeut Qytetar të Venecias, në kuadër të projektit “Culture and Creativity for the Western Balkans” (Culture and Creativity for the Western Balkans – CC4WBs).
Gjatë takimit, u realizuan shumë referime si më poshtë:
Hapja dhe përshëndetje, Mariacristina Gribaudi, Presidente e Fondacionit të Muzeut Qytetar të Venecias.
“Promovimi i krijimtarisë dhe kulturës së trashëgimisë jomateriale në Ballkanin Perëndimor”, Stefania Vizzaccaro, Drejtoreshë e Aics Tirana
Trashëgimia kulturore jomateriale si levë zhvillimi, në kontekstin “Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor” përfaqësuese e UNESCO-s, Costanza Fidelbo.
Prodhimi historik midis identitetit, valorizimit kulturor dhe zhvillimit industrial: rasti i “tabarros”, Chiara Squarcina, Drejtore e Zonës së Aktiviteteve të Muzeut, Fondazione Musei Civici Venezia
Kufiri që nuk ekziston: kultura, identiteti dhe zhvillimi ekonomik, Luca Paolazzi, Drejtor Shkencor i Fondacionit North East,
Qëndrueshmëria në strategjinë makro-rajonale të Bashkimit Evropian, Lodovico Gherardi, Rajoni Emilia-Romagna dhe Autoriteti Menaxhues Adrion Program Zhvillimi i marrëdhënieve makro-rajonale, Annalisa Bisson Drejtoreshë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Rajoni Veneto,Tradita dhe inovacioni në trashëgiminë jomateriale të UNESCO-s: rasti i Xhubletës, Majlinda Laçaj, eksperte, ish-drejtoreshë e Trashëgimisë së Shqipërisë së Veriut, Themeluese dhe Drejtoreshë e përgjithshme AlbSmartFolk Global Albanians.Trashëgimia jomateriale e UNESCO-s si një forcë lëvizëse për zhvillimin e qëndrueshëm: rasti i Xhubletës, Alkida Hasaj, Universiteti i Shkodrës
Trashëgimia lokale midis historisë dhe simbolizmit: një studim mbi xhubletën, Zef Gjeta, Instituti i Kerkimeve Rurale dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Një “det profesionesh”. Shënime për një bashkëpunim ndërkombëtar mbi inovacionin dhe qëndrueshmërinë e prodhimit tradicional, Almarin Ndreca, Instituti i Kerkimeve Rurale.
Workshopi shfaqi shumë interes tek të gjithë të ftuarit, drejtues institucionesh në nivel ndërkombëtar,.
Tashmë trashëgimia jonë “flet” shqip në arealin ndërkombëtar..