Trëkëndëshi u bë “sanduiç”

0
Shruan Zef Ndreka
Deri me dt. 2 mars, edhe pse shumë qytetarë e kishin kuptuar se trëkëndëshi Berisha-Meta-Rama është një dhe i pa ndarë, në këtë datë, në interpelancën e Ramës në Parlament për çështjen McGonnigal, ju doli boja tërësisht! Rama bëri sikur ofendoi dhe u tall me opozitën, nga ana tjetër Berisha e plotësoi teatrin e radhës me buzëqeshje e pastaj me bojkot. Akuzat e ndërsjellta të Foltorës dhe Socialistëve, nuk kishin tjetër qëllim vetëm të polarizojnë elektoratin në këtë prag fushate elektorale për zgjedhjet vëndore. Nga ana tjetër u pa qartë nga të gjithë, fjalimi brilant i Gazment Bardhit dhe pyetjet pa përgjigje të Enkelejd Alibeajt të drejtuara Kryeministrit, nga ku mund të dilte qartë veprimtaria antishqiptare e Ramës.
Teatri i radhës mund të kalojë edhe tani për tani për shqiptarët, për demokratët e mashtruar, për foltorën, për salikratët berishistë dhe për disa socialistë bolshevik. Por kurrsesi për demokratët, për amerikanët dhe politikën e tyre. Ata, janë shumë të qartë për korrupsionin në Shqipëri dhe rrezikun që sjell ai për shqiptarët dhe USA-të. Ata e kuptojnë fort mirë pse mediat e kapura të vëndit, ofrojnë vetëm tre alternativa, trekëndëshin e Bermudës të përfaqësuar nga Berisha-Meta-Rama! Asnjë zë i vërtetë opozitar! Ata tashmë janë bërë një.
Amerikanët këtë “sanduiç”po e “pjekin”! Shtresa poshtë është Berisha, sipër është Meta dhe në mes kanë ngjeshur Ramën. Ky “sanduiç” deri më sot, ka kapur gjithë politikën për ta mbajtur peng, ekonominë, bëjnë korrupsionin, luftojnë kundër interesave të vëndit, kundër të ardhmes euroatlantike të Shqipërisë dhe kundër politikës të partnerit më të madh strategjik, Amerikës. Përballë tyre janë qytetarët dhe demokratët, në mbështetje të hapur nga evropianët dhe Amerika. Mbas vëndimit të Gjykatës së Apelit për legjitimitetin e përfaqësimit të PD-së, Berisha dhe Foltorja ra. Tashmë, PD-ja nuk mund të justifikohet më me mungesën e vulës! Situata politike flet për të dhe të ardhmën e saj. Demokratët dhe populli opozitar duhet të mbështesë PD-në si forcën e vërtetë reale për ndryshim, dhe të shkëputet nga “sanduiçi”- trekëndësh!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu