Turp, Albin trimi!  

0

Ish-deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli, ka hedhur kritika në drejtim të kryeministri Albin Kurti, për postimin e tij për Protestën Studentore më 1 Tetor 1997.

Shkruan Melihate Tërmkolli,

Albin Kurti: ”Protesta studentore e 1 tetorit 1997, theu një heshtje dhe frikë të gjatë dhe popullit nisi t’i rikthehej guximi e dinjiteti“.

Respekt për studentët dhe protestën e 1 Tetorit 1997!

Respekt për protestën-marshin e grave të Kosovës më 21 prill 1996!

Turp për Albin Kurtin që edhe sot ka gjetë kohë të ofendojë një popull të tërë si frikacak e pa dinjitet, në një kohë  (vitet 90-ta), kur shqiptarët me dijen, guximin e dinjitetin më të lartë kombëtar e politik organizuan rezistencën e luftën më masive dhe më aktive kundër okupatorit serb, për liri e shtet të pavarur.

Asnjë popull në botë nuk bëhet as trim as i dinjitetshëm me një akt proteste, po nuk qe i tillë!

Fundja, studentët ishin pjesë e këtij populli.

Të tillët si A. Kurti, derisa të jenë gjallë do të merren me liderin unik e historik të shqiptarëve, dr. Ibrahim Rugova, të cilit nuk ia “falin” kurrë e kurrë pse i orientoi shqiptarët e Kosovën kah perëndimi, kah rrënjët  e veta dardane e jo kah marksizëm leninizmi i Enver Hoxhës dhe “vëllëzërve serbë”.

Turp, Albin trimi!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu