Shkruan Kozeta Bruci
U inaguruan punimet për restaurimin e kishës së Shën Gjon Kryepremit në Mërqi të Lezhës, në prezencën e klerikëve më të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, dhe Kroacisë. Vlera historike dhe kombëtare
e kësaj kishe është e jashtëzonshme. Pikerisht ne kete kishe ne vitin 1703 u mblodh Kuvendi i Arberit per te mbrojtur gjuhen dhe kulturen shqipe nga asimilimi dhe zhdukja. Me valen e shkaterrimit te kishave ne 1967, edhe kjo kishe perjetoi rrenimin e saj.
Dom-Nike Ukgjini, fale kembenguljes se tij, arriti te realizoje,ngritjen ne kembe te ketije TEMPULLI me vlera te jashtzakonshme kombetare.
Puna e filluar që në muajin Maj të vitit 2022, për rehabilitimin, restaurimin e kryerjen e disa punimeve shtesë në Kishën e Kuvendit të Arbrit dhe ambientin përrreth, kulmoi më bekimin e shtatores prej guri, të Papa Klementit XI, Albanit, shtatores pikërisht në vendin ku u mbajt 320 vite më parë Kuvendi i Arbrit. Qenësia e papa Albanit pas 302, viteve të kalimit në amshim, në këtë formë u kthye në tokën amë.
Më vendosjen e shtatores së Papa Klementit (Albanit) e para shtatore e këtij Pape me origjinë Arbërore, u përmbushë ëndrra shumë vjeçare, për rehabilitimin e këtij objekti kishtar, me karakter të fortë historik e kombëtar, ku më 14-15 janar të vitit 1703, me urdhrin e Papa Albanit, delegati i tij Vinçenc Zmajevichu, duke i bashkuar të gjithë ipeshkvijtë e trevave Arbërore, mbajti Kuvendin e Arbrit.
Restuarimi i kishës së Shën Gjon Kryepremit u bë falë përpjekjeve të Dom Nikë Ukgjinit, dhe bashkimit të investitorëve, ku njëri prej tyre ishte edhe Ilir Vat Biga, 27 vjeçar, i lindur ne NY të USA, por edukuar në një familje me tradita nga Gimajt e Shalës së Dukagjinit, për të cilin ky investim vjen pas disa të tjerëve në vendlindjen e tij.
Nëse tashmë një dëshmi e fortë e rrënjëve shqiptare u zbulua nga pluhuri i kohës, janë me dhjetra vende të tjera historike që presin rolin e shtetit në rimëkëmbjen e tyre dhe shpëtimin nga harresa.
(Me te zgjeruar nje material do e ndiqni me dt 22.11.23 ne oren 21.00 ne emisionin “Arome Shkodre” te Tv1 Channel.