Kreu i milicisë private Wagner, Yevgeny Prigozhin akuzoi liderët e Moskës se po mashtrojnë rusët për rrjedhën e ofensivës në Ukrainë, duke nënvizuar përparimin e Kievit gjatë ditëve të fundit.
“Ata po mashtrojnë popullin rus”, deklaroi ai. “Zona të mëdha i janë dorëzuar armikut,” tha ai duke shtuar se trupat ukrainase janë përpjekur të kalojnë lumin Dnipro në vijën e parë.
“Gjithë kjo është krejtësisht e fshehur nga të gjithë. Një ditë Rusia do të zgjohet dhe do zbulojë se edhe Krimea i është dorëzuar Kievit.” Putin thotë se ofensiva e Ukrainës po dështon.