Shkruan Azgan Haklaj
Ujdia e marrëzisë – minim i shtetit dhe demokracisë!
Kongresi PS-së presion mafioz për “Omertë”!
Kongresi i PS-se nuk do meritonte aspak vëmendje nëse nuk do të ishte tubimi më i lartë politik i një mazhorance që për afro 12 vite drejton punët e shtetit në këtë vend me pretendimin të vazhdojë akoma më gjatë.
Sigurisht që ishte lajthitje kryefjala e kongresit apo sllogani optimist që tejkalon Kim Yongun se këta do qeverisn edhe 100 vite të tjerë.
Mirëpo Edi Rama e lëshon këtë dekleratë jo pa qëllim pas avujve të dehjes se marrveshjes okulte e përverse me uzurpatorin e opozitës Sali Berisha.
Nuk do guxonte Edi Rama të bënte ministër të mbrojtjes një shtetas të një vendi me të
cilin jemi në gjendje lufte me një
ligj që akoma ai shtet e mban në fuqi nëse Berisha i pazarit nuk do kishte pazar të deklaruar të cilin e konfirmoi me kandidaturën e Belerit në Himarë.
Për të njëjtën arsye ky ministër i nominuar ishte larguar nga puna si ish zyrtar i dorës se dytë.
E për ti shkuar deri në fund ujdisë sërish me 4 gusht të dy ortakët që çirren për nacionalizëm e sovranizëm edhe pse në Himarë sipas censusit janë deklaruar 85% shqiptarë kanë nominuar dy minoritarë të importuar duke ushqyer lojën e ëndrrën shoviniste greke të Vorio- Epirit dhe helenizmit.
Turp e marrëzi të anashkalosh demokratët himariotë e të delegosh aty Nokën nga Novoseji i Kukësit e Gjekmarkajn nga Kaçinari i Mirditës.
Ky injorim deshmon pazarin e mbyllur që Edi Rama në këmbim të favoreve për non gratën të realizojë egon e tij si qëllim final të
kusarisë në Himarë.
Kongresi i paçavure nuk kishte asnjë skelet rutinë përveçse një foltore presioni verbal mbi çetën e hajnave të tij që të pranonin Omertën tani që SPAK-u dhe aleatët po i shtërngojnë lakun.
E tani Shqipëria udhëhiqet nga një klan greko-vlleho-ortodoks pa përfillur përbërjen numerike, religjioze apo krahinore.
Kjo është ndasi politike me rrezik kombëtar.
Po zatën kombi për Edi Ramën e Sali Berishën është reduktuar vetëm te familja biologjike e xhepi i tyre.
Asnjë fjalë në kongres siç ndodh rëndom për situatën e politiken e jashtme e kryesisht atë rajonale kur fuqitë negativiste të globit kanë bërë gati shkrepsen për të ndezur sërish barotin në Ballkan.
E për më tepër kur ky konflikt ka më së pari target kombin tonë të shpërndarë në 5 shtete.
Kjo nuk është rastësi, sikundër nuk ishte rastësi marrveshja antishqiptare e Ballkanit të Hapur me Vuçiç.
Përfundimisht vendi po shket në fazën e fundit të autokracisë dhe monizmit dhe kjo me bekimin e ndërgjegjshëm të pengmarrësit të opozitës Sali Berisha.
Mirëpo kjo nuk do të ndodhë në pafundësi.
Opozita e vërtetë e këtij vendi sot pa asnjë ekuivok është kristalizuar dhe ajo është Harku Opozitar Euroatlantik si përfaqësuese jo vetëm e opozitarizmit por dhe e interesave thelbësore kombëtare të cilat janë në rrezik.
Natyrisht që në këtë rrugë të gjatë kemi hasur veshtirësi, prita pabesie e armiqësi, konspiracione deri ndërkombëtare, dhunë e padrejtësi.
Por jemi në kahun e duhur në histori dhe fitorja po troket.