Vangjeli: AKSHI fabrikë vjedhjesh dhe abuzimesh! Miliona euro te një grusht njerëzish, ndahen me partinë

0

Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në selinë blu, Genta Vangjeli denoncoi me dokumente vjedhjet dhe abuzimet, sipas saj, prej miliona eurosh nga AKSHI.

DENONCIMI I PLOTË I VANGJELIT:

Nga qendër e përpunimit dhe mbrojtjes së të dhënave të shqiptarëve, AKSHI është kthyer në një fabrikë të vjedhjeve dhe abuzimeve kolosale.

Dhuna ndaj rojes në Elbasan, prindërit bëjnë mbledhje urgjente në shkollë: Të merren masa
Ndryshe nga «qeveria Berisha” ku kontratat e klasifikuara ‘sekret’ gjithësej 20, i përkisnin 8 Prokurorisë së Përgjithshme, 10 Shërbimit Informativ dhe 2 Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, rezulton se AKSHI i ‘Lindës së tretë’ të Ramës, ka kryer:

1340 transaksione për kontrata të klasifikuara, nga 2016 e në vijim, në vlerën e rreth 76.6 milion euro.

Janë përdorur kontrata të klasifikuara me kontraktorë të cilët objektin e veprimtarisë së biznesit e kanë «projektime, sigurime dëmesh ndërtesash» etj, duke denatyruar përdorimin e kontratave të klasifikuara për shkak të rrethanave të cilat përbëjnë «sekret shtetëror”.

Kontraktuesit që kanë përfituar këto miliona euro publike janë një grusht emrash gjithnjë të përsëritur si:

-ABS shpk kompania me pronar Gerond Meçe ish ortak me baxhanakun e Edi Ramës ,Armand Frangu në kompaninë B 360 shpk;

-Intech + shpk e Ilir Beqjes, kaluar te Sokol Sinani dhe Data Log shpk e Sokol Sinanit.

-Alfa Services shpk kompania e xhaxhait të Blendi Çuçit, Fatos Çuçi.

-ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS apo Alisa Albania e Dulakëve dhe ortakut të dikurshëm, ish Sekretari i Përgjithshëm i MM Arian Kraja.

-A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION e Nursen Metulit, njeriut të Blendi Gonxhes.

-Horizon shpk me pronar një kompani qipriote dhe Enea Buza.

– Infosoft systems shpk

-“Primus Adriatic” pas të cilit u zbulua biznesmeni nga Kroacia, Hrvoje Çabrajiç, i akuzuar dhe hetuar për mashtrime gjatë ushtrimit të aktivitetit të biznesit dhe mik i këshilltarit të Kryeministrit Rama, Zoran Milanoviç.

-Image & Communication Development në pronësi të Igli Gjelishtit denoncuar nga PD për tranfertat e tij në favor të Carlo Bollinos.

Kjo është fytyra e AKSHIT që duhet të ruajë fytyrën dhe profilin e çdo shqiptari.

Miliona euro të dhëna një grushti njerëzish, të favorizuarish të partisë, apo më saktë që ndajnë paratë me partinë.

Para që shkojnë më pas për të blerë zgjedhjet dhe larguar shqiptarët, që nuk e shohin votën e tyre të dalë nga kutia, por vullnetin e patronazhistëve.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu