Shkruan Zef Ndreka
Komshia e Fredit. gazetare e kulturës na shkruan kete këtë letër:
“Më të dashurit o miqtë e mi, më të shkëlqyerit në botë! Më falni që jam zhdukur nga qarkullimi për gjithë këtë kohë të gjatë, por besoj se më kuptoni, kam qënë shumë e zënë dhe mendjen nuk e kam patur në rregull, por çdo gjë kalon, ashtu siç kaloi Covidi, jo pa pasoja.
Shpresoj që ju të jeni mirë,
I lexova komentet tuaja rreth fotos së Kryeministrit Rama në Samitin e fundit. U shkriva së qeshuri o miqt e mi të shkëlqyer! Faleminderit shumë që i luteni Santes për mua dhe si familje, por më duket se ngatërron rrugë edhe ai dhe seç na sjell ca dhurata të çuditshme, që s’di ç’të bësh, të qash me shami në dorë.
Kollarja e Ramës, më kujtoi një ngjarje të vitit të kaluar, kur ishim në Barcelonë. Fredi dhe Zefi, dy miqt e mi iu lutën edhe salamandres për të gjithë ne, që të na sillte ndonjë gjë por, aha ( Alfred & Zef, lutjuni edhe një herë Zotit që të kujtohet edhe për ne).
Unë jam marrë vetëm me punë dhe nuk kam patur propozime të tjera përveçse punës, por të çuditshme edhe ato.
Në një konferencë që fola, takova një skulptor që më propozoi të shkruaja për një album të fotografive të pikturave dhe skulpturave të veta, sepse nuk do ta bëjë vetëm album, por do ta bëjë libër. U kënaqa jashtë mase, të dashur motra e vëllezër dhe vajta direkt tek studio e vet për të parë veprat.
Por ç’të shikoja?!
Kishte një sallë të tërë të mbushur vetëm me vagina, si kravata e Edi Ramës në Samit!
Ndënja, u mendova ca dhe thashë me vete po ç’të shkruaj unë e shkreta, se unë e kam harruar edhe këtë timen, merre me mënd të shkruaj për këto të thatat fare!
Dhe më e bukura, më tha, që nuk paguan me lekë për kontributin tim, por do më falë një nga veprat e veta!
O zot, o Zot!
Unë e di që shtëpia ime është e lindur për vepra arti, por jo për vagina të thata fare. Po pse more, s’mjafton kjo e imja dhe e mamasë, por duhet që edhe ta shikoj ditë për ditë në përmasa të mëdhaja?! Dhe sado vepër arti të jetë, prapë gjë e thatë është!
Po isha që isha e pyeta, nëse kishte bërë ndonjë vepër për seksin tjetër, sepse edhe arti në vetvete duhet kompletuar dhe duhen parë të gjitha format e veta.
Nuk kishte more nuk kishte, o motra e vëllezër, që i rëntë pika i rëntë, nuk kishte asgjë, se do shkruaja nuk e di se çfarë, faqe të tëra dhe pa mbarim. Kam një frymëzim të pa parë dhe do pranoja me gjithë qejf ta merrja në shtëpi, por s’u bë gjë, as me të thata dhe as me të njoma.
Po jetojmë në kohë krize globale dhe mirë lekët që s’na dalin, po kriza është akoma më e thellë apo me e fellë, si ta doni thuajeni.
Nuk mjaftoi studio më foto e skulptura, por na plagosi shpirtin “artisti” tjetër plot me vagina në qafë, mor i rëntë pika”!
Promoted Content