Shkruan Sokol Pepushaj
Dhuna shtazarake kundër gazetarit investigativ të Report Tv, Adriatik Doçi është pasqyruar me shqetësim në median zyrtare të SHBA-ve Zërin e Amerikës, por ende ambasada amerikane këtu në Tiranë nuk ka reaguar.
Për shqiptarët kjo “Bombë” nuk është e panjohur. Ka kohë nën dyshime, sa veprimi idiot i sotëm, përkthehet në “bashkjetesën” e politikave diplomatike me ato qeverirae të korrupsionit galopant, ku mbi 80 për qind e pronave të shqiptarëve janë tjetersuar.
Askush nuk argumenton se nuk korruptohet një ambasador, një prokur, një gjykatës, një gazetar nga pushteti që sot është kundër fjalës së lirë.
Gazetarët e lirë, të pavarur, janë nën dhunë shtetërore dhe diplomatët as nuk një fjalë nuk e nxjerrin kundër kriminelëve e hajdutëve, duke nisur nga Edi Rama e diri tek Ilir Meta.
Këtu, në vendin ku gjithkush vjedh, opozita, qeverisja dhe diplomacia ndërkombërtare janë bashkë, në një rrugë, atë të heshtjes përballë probleme madhoire, shkeljes flagrante të demokracis edhe lirive njerlzore.
Një gazetar kërcënoihet me jetë, të gjithë hajdutët e pushtetit dhe diplomacia ndahen e bashkohen, e mbyllin gojën se nuk i shqetëson fare, po fare ama, fakti se gazetari ka jetën ne rrezik.
Dhe pse?
Sepse ka raportuar lajmin, ka akuzuar ish Presidentin Ilir Meta për korrupsion, Sali Berishën për vjedhjet në kompleksin sportiv Partizani, si dhe afera korruptive nga gjyqtarë dhe prokurorë.
Ambasada amerikane, ka detyrimin të flasë, se ndrysdhe është e dyshueshme për lidhjet me ngjarjet që media zyrtare e Washingtonit i dënon.
Faleminderit Zeri i Amerikës, turp për ju që heshtni!
Më poshtë për audiencën tonë shumë të madhe po ofrojmë qëndrimin e Zeritb të Amerikes.
Shkrimi i “Zëri i Amerikës”
Gazetari Adriatik Doçi, i njohur për shkrime investigative në Report Tv dhe Shqiptarja.com, u godit sot me grushte nga një person ende i paidentifikuar.
Kështu bëri të ditur policia në njoftimin e ngjarjes, duke theksuar se hetuesit dhe forcat e rendit po kontrollojnë zonën, ndërsa hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Gazetari Doçi ka deklaruar se beson që sulmi ndaj tij ka ndodhur për shkak të detyrës, kur një grup personash e kanë ndjekur dhe një prej tyre e ka goditur pas shpine me grushte dhe sende të forta në afërsi të banesës së tij.
Personi që e sulmoi ishte rreth 25 vjeçar, sipas tij, me kapuç, pjesëtar i një grupi që e ndoqi dhe e goditi befasisht nga pas, ndaj nuk arriti të identifikonte asnjë prej tyre.
Ai është shprehur se sulmi mund të jetë nxitur nga segmente të krimit dhe korrupsionit. Zoti Doçi dëshmoi në polici se u sulmua befasisht nga pas dhe se nuk arriti të identifikonte autorët e sulmit.
“Ky sulm burracakësh më shton kurajon për të raportuar dhe nuk më ndal në punë e as më largon nga Shqipëria”, është shprehur Doçi.
Ai shtoi se më herët ka patur kërcënime verbale, për shkak të detyrës, por jo dhunë fizike, një akt që ndodhi sot kundër tij për herë të parë.
Dy vjet më parë komisioni parlamentar për sigurinë zhvilloi një seancë dëgjimore me gazetarin investigativ Adriatik Doçi, i cili kishte publikuar disa shkrime që vinin në dyshim saktësinë ligjore të disa dekreteve për dhënien e shtetësisë shqiptare nga ish presidenti i Republikës Ilir Meta.
Zoti Meta i ka hedhur poshtë këto akuza, duke theksuar se të gjithë veprimet e tij në këtë fushë janë në përputhje me ligjin.
Gazetari Adriatik Doçi u thirr nga deputetët e komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare pas shkrimeve të tij se presidenti Meta ka dhënë shtetësi shqiptare në shkelje të ligjit, disa personave të inkriminuar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, një futbollisti afrikan brenda disa orësh, si dhe fshirjen e dekreteve nga faqet online të institucionit.
Këto janë vetëm një pjesë e vogël mes dhjetëra shkrimeve denoncuese të tij për ngjarje të dyshuara korrupsioni dhe afera për shkelje ligjore nga qeveria Berisha, mes të cilave investigimi mbi ish kompleksin sportiv Partizani, si dhe afera korruptive nga gjyqtarë dhe prokurorë.