Vrasja e Liridonës, arrestohet Naim Murseli/ Dyshohet se…

0

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për rastin e vrasjes së Liridona Murselit. Një prej të arrestuarve është Naim Murseli, sipas Indeksonline. Nga raportimet mësohet se grupi hetimor dyshon për një inskenim të ngjarjes, ku viktimë mbeti Liridona Murseli.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e përditësuar nga Policia e Kosovës.

Njoftimi i mëhershëm i policisë:

Grabitje me pasoja të vrasjes

Me datën 29.11.2023, rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu