Vuçiç bisedon me Macron për situatën në Kosovë

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka diskutuar për hapat e mëtejshëm drejt ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon. REL raporton se dy liderët u takuan në prag të një samiti evropian në Kishinau të Moldavisë.

“Shpreha shqetësimin tim për përshkallëzimin e fundit të dhunës në Kosovë dhe e falënderova për qëndrimin dhe mbështetjen e vendosur ndaj Serbisë, në lidhje me zhvillimet e fundit”, tha Vuçiç.

Një ditë më herët, Macron tha se i bën përgjegjëse autoritetet e Kosovës për tensionet në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu