Ambasadorja Yuri Kim është filmuar në Sheshin Skënderbej teksa blen një krah me çaj mali, nga një zotëri i moshuar që endet pothuajse çdo ditë në rrugët e Tiranës. Çdokujt që i ka rënë të paktën një herë rruga nga qendra, e ka vënë re të moshuarin.
Siç shihet, diplomatja amerikane e shoqëruar dhe nga homologet e saj të vendeve të tjera, atë suedeze Elsa Hastad, blen të gjithë çajin e malit që kishte me vete i moshuari.
Ndërkohë, përballë tij qëndrojnë dy policë bashkiakë, ndoshta gati për t’ja sekuestruar të gjithë çajin me pretendimin se “Bashkia e Tiranës ka investuar në tregje fikse dhe si po prishte imazhin duke rendur me bimën medicinale në krah.”
Mirëpi, diplomatja amerikane vepron më shpejt se ata dhe e merr të gjithë çajin që zotëria i moshuar dhe i kërrusur nga ecejaket nëpër Tiranë, ndërsa dy policët bashkiakë nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër, veçse qëndrojnë në këmbë dhe shohin.