Yuri Kim mëson si bëhen jufkat në Dibër, por ende s’ka mësuar se gazetari Adriatik Doçi dhunohet në Tiranë

0

Yuri Kim çdo ditë ngjan se ulë poshtë e më poshtë besueshmërinë se do të kapen “Peshqit” e Mëdhenj të ambasadorit që la emer të mirë, Donald Lu.

Lu-në do ta lakojmë për burrin serioz që zbuloi peshq e klane, kurse diplomatja Kim çdo ditë po shfaqet më e pa parashikuar.

Ja, viziton malet e Dibrës, fshatin Sinë, vendlindjen e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti.

Shumë bukur zonjë, por shqiptarët i kishin sytë jo andej nga bukuritë e Dibrës, por nga mafia që në mes të Tiranës dhunon gazetarin Adriatik Doçi, duke i bërë presion shtypit të lirë.

Heshtja e qeverisë, opozitës dhe diplomatëve, është melodi jo dhe aq e bukur, apo jemi gabim?

Tek vendi i krimit , një vizitë do duartrokitej se njerizia i bëri duart me kallo nëpër kamionat e Anglisë e nuk shohin as para se ja vjedhin Lali Eri me Bablokun, nuk shohin as biznese e zhvillim turistik, përveçse, aty afër në Kukës, Çunat e Londrës, kanë “investuar” energji ideshë për aeroport avionësh.

Mesazhi i ambasadores Kim pas vizitës në Dibër:

Javën e kaluar, vizitova rajonin e bukur të Dibrës për të parë sesi USAID mbështet biznesin dhe turizmin në Shqipëri. Në partneritet me @albanianlocalcapacity & @sëedeninalbania, SHBA ka trajnuar guida turistike lokale, duke mbështetur bujtina dhe duke shënuar shtigje hiking. Së bashku, ne kemi ndihmuar tashmë fshatrat si Rabdisht dhe Vakuf të tërheqin më shumë turistë nga Shqipëria dhe përreth botës. Është e mrekullueshme të shohësh se si mbështetja e SHBA ka pasur ndikim të qëndrueshëm në sektorin e turizmit të Dibrës. Ishte kënaqësi të takoja pronarët e bujtinave dhe guidat turistike, të mësoja se si të bënin jufkën e famshme të Dibrës dhe të eksploroja më shumë kulturën dhe historinë e pasur të veriut të mrekullueshëm të Shqipërisë. Më vjen mirë që pata rastin të vizitoj Sinë, vendlindjen e të madhit Gjergj Kastrioti!

Vërtetë një mesazh i bukur, por më i vlefshëm do ishte një fjalë, jam në jrah të shtypit të lirë, të arrestohen mafiozët që dhunuan gazetarin Adriatik Doçi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu