Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ditën e sotme ka takuar kryetaren e grupit Parlamentar të PDIU-s, Melisa Dodën.
Mësohet se takimi u mbajt në Kryesinë e Kuvendit rreth orës 15:00.
Mësohet se diplomatja më e lartë e SHBA-ve në vendin tonë do të takohet rreth orës 16:00 edhe me Fatmir Mediun.
Ndërkohë, ditën e djeshme ambasadorja zhvilloi një takim dhe me deputeten demokrate Jorida Tabaku. Ishte vetë deputetja ajo e cila zbuloi detaje rreth takimit, ku tha se me diplomaten amerirkane biseduan për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.