558 të huaj kanë mbërritur ditën e sotme në portin e Durrësit.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se të huajt janë shumica Amerikanë dhe se kanë kanë mbërritur në vend me kroçieren “Seven Seas Voyager”.
Ndër të tjera kryeministri shkruan se numri në rritje i turistëve dhe gjeografia e largët e tyre janë shembulli i qartë i interesit për vendin tonë dhe e zgjatjes së sezonit turistik.
“ Sot në Portin e Durrësit mbërritën 558 turistë të huaj me kroçierën “Seven Seas Voyager”, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga SHBA. Numri gjithnjë e në rritje i turistëve dhe gjeografia e largët e tyre janë shembulli i qartë i interesit për vendin tonë dhe e zgjatjes së sezonit turistik, ku shumë struktura hoteliere janë ende të rezervuara
Rreth 20 autobusë turistikë janë nisur nga Durrësi në destinacionet e parashikuara, kryesisht qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Tiranës dhe Durrës” shkruan Rama në postimin e tij.