Shkruan Zef Ndreka
Këtë herë, mungon alibia e humbjes në zgjedhjet lokale të 14-Majit. Fitorja plebishitare e PS-së e çarmatosi koalicionin Berisha-Metaj. Humbja e thellë e zgjedhjeve sigurisht ka sjell një zhgënjim të madh, të pa provuar nga mbështesit e non grat-ës dhe të Metajt.
Bashkimi për fitore i tyre, arriti të marrë 6 bashki rurale dhe një bashki në Himarë, që jua fali filo grekëve.
Tropoja, Kuksi, Shkodra, Lezha, Kurbini, Tirana, Elbasani, Durrësi, Fieri, Vora, Korça etj i vunë damkën e humbjes e të turpit Berisha-Metës, që patën premtuar rrëzimin e Ramës me votë, apo revolucion.
Rezultati, nuk i lejon më të justifikohen. As të vazhdojnë të mashtrojnë e të gënjejnë më tej demokratët që ndoqën pas Berishën për hallet e tij familiare e përsonale, në një betejë të humbur me SHBA-të.
Çdo të bëjnë tani demokratët e mashtruar, të zhgënjyer që nuk lanë fjalë e epitet pa vënë per pjesën zyrtare të PD-së?!
A do të mundet ndonjeri të artikulojë dorëheqjen e premtuar të legjendës së tyre?!
Berisha nuk ka moral.
Nuk do ishte e nevojshme ti kërkohet sërish dorëheqja. Ai do të rrije në detyrën e patriarkalit në krye të Foltorës dhe të çimentosë Ramën në karrierën e kryeministrit.
Ndjekësit dhe vullnetarët e tij le ti rrijnë pas. Por në masën 87%, shqiptarët e shpallën non grata edhe në Shqipëri.
E shpalli Malësia e Gjakovës në Tropojë.
E shpalli Shkodra, Lezha, Kurbini dhe tërë Shqipëria.
Berisha duhet të largohet urgjentisht nga politika. Ai e derrmoi deri në vdekje klinike opozitën dhe PD-në.
Me kandidatin e tij antishqiptare, ai krijoi incidente diplomatike me Greqinë.
Bere edhe trafik votash drejtë partisë së spiunit Metaj.
Ik!
Largohu!
Lëre vendin të bëjë çfarë i duhet, lërë të realizohet rrotacioni real i pushtetit si një alternim dinamik e jetëdhënës i programeve dhe njerëzve dhe jo më një stafetë autokratësh e spiunëve që mban rreth vetës dhe që vetëm i thellon plagët e demokracisë dhe shoqërisë shqiptare.
Promoted Content