Zyrtarja e SHBA-ve Nancy Van Horn me Niko Peleshin, pas debatit për ndryshimet në kod

0

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy Van Horn, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.

Deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi temën e diskutimeve mes diplomates amerikane dhe kreut të parlamentit. Takimi zhvillohet një ditë pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ku kryeministri Edi Rama prezantoi projektligjin për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

Drafti i propozuar parashikon që kryeministri dhe disa funksione të tjera të larta kushtetuese të mos jenë subjekt i masës së pezullimit nga detyra gjatë hetimeve, një nismë që ka ngjallur debat politik.

Ndërkohë, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pritet të mblidhet më 23 shkurt për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu