Tashmë Kosova po shkon drejt një situate të re

0
Shkruan Blerim Muriqi
Do të ishte shumë mirë sikur KM Kurti t’i largoi këshilltarët apo mentorët me dosje në shërbimin inteligjent, argatët e serbisë dhe të filloi të konsultohet me faktorët e brendshëm për t’u koordinuar për veprimet e forta që mund të na presin, por edhe për ndërtimin e marrëdhënieve të qartësuara me miqtë për obstruksionin e botës ruse dhe asaj serbe përmes veriut të Kosovës. Kosova nuk do duhej të shkonte më tutje as në dialog as drejt asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mbyllja e kufirit me Serbinë për qarkullimin e tërësishëm të mallrave, njerëzve, kapitaleve dhe shërbimeve është sot një emergjencë përmes së cilës parandalohet çdo goditje dhe plan i Rusisë e Serbisë ndaj vendit tonë. Pas pastrimit të terenit nga bandat serbo-ruse mund të filloi era e re e fqinjësisë me Serbinë në reciprocitet të plotë.
Këtu e kështu sot duhet të bëhemi të gjithë bashkë dhe të angazhohen gjithë kapacitetet për ta sqaruar bashkësinë ndërkombëtare se përballja në veri me bandat wagneriste që drejtohen nga Vulin përmes Rakiqit e Simiqit janë testi që Rusia po ia bënë botës së lirë euroatlantike.
Albini ka bërë gabime në hapa për çka i ka indinjuar miqtë, por kjo nuk mund të na bëjë të pandjeshëm sot ndaj fatit të vendit e Kombit. Pa Tiranën ne nuk i hapim portat e miqësisë, pa Tiranën ne nuk quhemi pjesë e gjeopolitikës, pa Tiranën ne nuk mbetemi veçse një shprehje gjeografike. Andaj shteti amë mbetet gjithmonë shteti amë.
Qartësinë e Daut Haradinajt te Blicinterviev, përkushtimin e Edi Ramës dhe nevojën e Kosovës, e kemi borgj ta bëjmë mësim për kryeministrin që të mund ta ndjekim. Në të kundërtën vendi duhet të shkoi në protesta deri në rrëzimin e qeverisë dhe qartësimin e axhendës që mund të na çonte në dëmtime të mëdha të së drejtës së çështjes sonë.
drejtës së çështjes sonë.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu