16 të vrarë nga bombardimet ruse në një treg në Ukrainë

0

16 persona janë vrarë nga bombardimet ruse në tregun Kostyantiniviki, qytet në lindje të Ukrainës.

Këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Artileria dhe aviacioni terrorist rus vrau 16 persona në qytetin Kostyantinivki në rajonin e Donetskut”, ka shkruar Zelensky.

Ai shtoi se është bombarduar tregu dhe disa barnatore, ku për fat të keq numri i të vdekurve dhe të plagosurve sipas tij mund të rritet.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu