Vila që mban era gjak!

0

Shkruan Alba Kepi

Diktatura komuniste e ideuesi i saj E. H, bashkë me trashëgimtarët e byrosë kriminale politike të këtij regjimi po jetojnë Rilindjen e Riglorifikimin e tyre falë pushtetit Ramist.

Vila e ish-diktatorit që mban era gjak e që e grabiti siç bëri me çdo pasuri e jetë shqiptari antikomunist, është dhënë sot me tarifë të reduktuar pêr t’u bërë Vilë Arti.

Nga kush?

Askush nuk di më shumë. Mjafton një VKM e detyrimi ligjor për informimin e komunikimin transparent ndaj publikut mohohet si në Diktaturë.

E jo vetëm kaq!

Por në ditën e ditëlindjes së Diktatorit më mizor e anti shqiptar të Europës e në dikur Muzeun e tij, ndërtuar e projektuar nga familja, me paratë e shqiptarëve që vuanin urinë, do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve.

Rastësisht?

Jo në vendin më diabolik të botës ku ministra lajmërohen para se të arrestohen, operacionet dekonspirohen para se të nisin e pasuritë e qeveritarëve ushqehen me tendera publikë, asgjë nuk është e rastësishme.

E pra në ditëlindjen e diktatorit e në vend memorialin e tij do të mbahet pêr herë të parë një nga eventet nga më të rëndësishmet për gjeopolitikën shqiptare.

Qytetin me histori ekzistence më antikomuniste në Shqipëri, me patriotë, mendimtarë, luftëtarë, pronarë e tregtarë autoktonë që iu dedikuan zhvillimit e lirisë së territorit të tyre, po e c’përfytyrojnë me njollat e turpit të një historie që nuk i përket.

Pas Muzeut të gjetheve, Bunkereve e tuneleve të diktaturës, Piramidës e rrugëve me emra pa histori, një tjetër muze komunist po i shtohet Tiranës.

Eshtë Vila e ish dikatorit që po ia japin (?) për të bërë art!

Në pronësi të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare Shqiptare, na informojnë se së shpejti do të jetë një Vilë ARTI.

Por ky projekt vjetërsisht i ri, na kujton kohën e qeverisë Nano, kur Vila e Turpit u propozua për të qënë Muze- hotel me një cmim nate 10 euro, në monedhën e sapo hyrë në qarkullim. Qe “largpamësia e ish KM të asaj kohe o motive të tjera”, që kërkesa e ish ministrit të Kulturës, E. Rama të hidhej poshtë.
E njëjta kërkesë “e re”, e vjeter, u ripërsërit në qeverinë Majko, e mbeti po pa përgjigje.
E sot shumë më i plakur Projekti Muze, Hotel Vila Muze u bë Vilë Arti e vendimfati i lajmësit me një autorësie të vjetër.

Si “n’gjonë e huj” do thoshin tironsit e si “n’gjonë e huj” po projektohet ruajtja e historisë komuniste, me të njëjta metoda e manipulime si të idhullit të saj E.H.

Në qytetin në të cilin po zhduken rrënjët e historiografisë së lindjes e formimit të tij, ku po shkatërrohet cdo dëshmi e gjurmë e identitetit autoktonë, ku po shembet cdo objekt i arkitekturës urbane, në qytetin e lënë qëllimsht pa muze e pa institucion të kulturës tradiconale, në qytetin ku banorët autoktonë nuk bënë kurrë kompromis me diktaturën, komunizmi nuk është zhdukur.

Më i egër se baballarët e tij, shfryhet kundër qytetit e banorëve frikësisht më Diabolik se dje.

Te kapin c’të mundin, e pa investuar asgjë, hartojnë dosjen projektuale për të përfituar fondet e huaja për ta ristrukturuar.

Vila e Turpit është shembulli perfekt i qytetit e i banorëve të saj, viktima të vjedhjes, dhimbjes, vrasjes, dënimit, burgut, torturës së njerëzve të pafajshëm, burgimit e persekutimit të pronarëve të ligjshëm e profesionistëve të aftë, ekzekutimit të patriotëve, për kapricot e pabesitë antishqiptare të kapos së kapove të komunizmit shqiptar.

Prej qershorit të 1942, kjo vilë është në pronësi të shtetases italiane nga qyteti i Genovas Velleda Lucia Costa e cila ja bleu truallin sipërmarrësit italian Vittorio Ercole Belloti. Ky sipërmarrës prej vitit 1940 ia kishte marrë me qera për 99 vite, pronarit Hamit Myftiu. Me një akt shitje më 2 qershor 1942 shtetasja italiane u bë pronare e truallit dhe e shtëpisë.

Enver Hoxha e zaptoj paligjshmërisht këtë Vilë për gati gjysmë shekulli duke marrë bashkë me të dhe vilën në krah, të pronarit Qemal Bicakciu.

Ish pronarët e vilave patën të njëjtin fat si pronarët e të gjithave vilave të Tiranës.
Hamit Myftiu u dënua me vdekje më 1948. ndërsa Qemal Bicakciu bëri 14 vite burg e u persekutua deri sa ndërroj jetë.

Më 1973, familja diktatoriale ndërtoi a htesën e re me arkitekturë socialiste, e njohur sot si bar-lokal i frekuentuar nga të rinjtë.

Thuhet se në këtë lokal ashtu dhe në vilën e turpit, hyn e del si i shtëpisë, sot si dikur, i preferuar i Vejushës së Zezë.

Si “n’gjonë e huj” jep e merr me turistët e klientët që vijnë për ta vizituar.

Por në Tiranë nuk ka shtëpi pa zot, e në pronën e të tjerëve si dje dhe sot je vec i HUAJ.

Më 16 tetor do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 6 qeverive të rajonit, si dhe të nivelit të lartë e organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve.

Organizimi i këtij eventi politik ndërkombëtare në ditën e lindjes së Diktatorit e në ish vend Muzeun e tij, me idenë e Qeverisë shqiptare për ta inauguruar në këtë ditë, është një fyerje për viktimat shqiptare të komunizmit, familjet e kujtimin e tyre.

Per te mos harruar

59 009 shqiptare u internuan ne kampet e perqendrimit te regjimit komunist.

34 135 numri i shqiptareve te burgosur si te denuar politik nga regjimi komunist.

6027 numri i shqiptareve te denuar e te ekzekutuar me vdekje nga regjimi komunist.

7022 shqiptare vdiqen ne kampet e internimit nen regjimin komunist.

308 shqiptare humben aftesine mendore gjate qendrimit ne burg ne regjimin komunist.

984 shqiptare humben jeten ne burgjet e regjimit komunist.

Keto te dhena u moren ne faqen zyrtare te Institutit shqiptar te Studimeve mbi krimet e pasojat e komunizmit

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu