Shpërthimi me tritol i fasonerisë/ Zbardhet dëshmia e të miturit: Më pagoi Edmond Arapi

0

Dy persona, një 46-vjeçar dhe një i mitur u arrestuan në lidhje me vendosjen e një sasie tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut në Tiranë. Pas arrestimit, i vetmi që ka folur përpara hetuesve është 16-vjeçari, i cili ka thënë se Edmond Arapi e ka paguar për vendosjen e tritolit.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se Arapi nuk ka folur pas arrestimit, por pritet të merret sërish në pyetje për të mësuar motivet e veprimeve kriminale. Pas vendosjes së tritolit, Edmond Arapi u fsheh në Himarë ku edhe u arrestua.

Ndërkohë pronari italian i fasonerisë është larguar në Itali ku pritet që me ardhjen e tij të merret në pyetje për të zbuluar motivet e konfliktit që ai ka me 46-vjeçarin Arapi. Policia, në njoftimin e saj tha se i mituri ka marrë 100 mijë lekë të reja për të vendosur sasinë e tritolit në fasonerinë, në pronësi të një shtetasi italian.n.m.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu