Mediat pro-qeveritare, të cilat janë denoncuar se kanë marrë financime nga inceneratorët edhe nga një raport i Departamentit të Shtetit, kanë sulmuar më ashpër se të gjitha ish-zëvendësin e Edi Ramës, Arben Ahmetajn.
Gjatë kohës kur Arben Ahmetaj ishte zëvendëskryeministër, mediat pro-qeveritare, të cilat kanë marrë financime nga inceneratorët, kanë sulmuar më ashpër ish-zëvendësin e Edi Ramës.
Edhe pse Ahmetaj është larguar prej kohësh nga vendi, sulmet e këtyre mediave vazhdojnë dhe ata po marrin nën mbrojtje Edi Ramën.
Gazetari Andi Bushati ka ironizuar me këtë situatë, duke ngritur një pyetje retorike në lidhje me pronarësinë e vërtetë të këtyre mediave.
Ai thotë: “Një gjë më bën përshtypje: sot mbrojnë Edin dhe shajnë Benin të gjitha ato media që kanë marrë miliona nga inceneratorët. Prandaj lind pyetja: kush ka qenë pronari i vërtetë? Apo dhe këto media i ushqente Ahmetaj me mollë dhe dardha pas shpinës së shefit.”
Statusi i Andi Bushatit
“Një gjë më bën përshtypje: sot mbrojnë Edin dhe shajnë Benin të gjitha ato media që kanë marrë miliona nga inceneratorët.
Prandaj lind pyetja: kush ka qenë pronari i vërtetë?
Apo dhe këto media i ushqente Ahmetaj me mollë dhe dardha pas shpinës së shefit,” shkruan ai.