Gjermania bllokon 100 milion Euro për Republikën Srpska

0

Qeveria e kancelarit Scholz ka vendosur që të veprojë me dorë të hekurt ndaj liderëve të Republikës Srpska që duan ta shkëpusin atë nga federate e Bosnje Hercegovinës.

Për shkak të politikës përçarëse të Milorad Dodik dhe bashkëpunëtorëve të tij Gjermania vendosi që të pezullojë financimin për katër projekte infrastrukturore në entitetin boshnjak Republika Srpska.

Ne total vlera financiare e investimeve gjermane të bllokuara në këtë rast kap shifrën e 105 milion Eurove.

Bëhet fjalë për projekte për rehabilitimin e hidrocentralit të Trebinjes, fazat III dhe IV, parkun e prodhimit të energjisë nga era në Hrgud si dhe kanalizimet për largimin e ujërave të zeza në disa zona.

Si kusht për rikthimin e projekteve përmendet ruajtja e paqes, sundimi i ligjit dhe integriteti territorial i shtetit të Bosnje-Hercegovinës.

Projektet janë ndërprerë në mënyrë të njëanëshme nga Berlini zyrtar vetëm për Republikën Srpska ndërsa vijojnë ato në nivelin federativ. Në deklaratë thuhet se qeveria gjermane mbështet qasjen e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës ndaj politikave të Bashkimit Evropian. Lideret serbe në Bosnje Hercegovinë janë shpallur non-grata nga SHBA-të por në nivel evropian një masë e tillë është bllokuar nga Hungaria.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu