Parlamenti i Ukrainës shkarkon nga posti ministrin e Mbrojtjes

0

Parlamenti i Ukrainës ose siç quhet ndryshe Verkhovna Rada, ka votuar për të shkarkuar nga posti si Ministër i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov.

Këtë vendim e kishte marrë Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, para se të vendoste parlamenti për shkarkimin nga posti.

Kjo u raportua nga agjencia e lajmeve ukrainase UNIAN, për të cilën vendimi u mbështet nga deputetët e 327 personave në Ukrainë.

Vetëm 4 votuan kundër. Parlamenti ukrainas do të marrë një vendim nesër për kandidaturën e Rustem Umerov si ministër i ri i mbrojtjes.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu