Gjatë ceremonisë për 77-vjetorin e kryengritjes antikomuniste në Postribë, sot në Shkodër ka ndodhur një incident.
Një qytetar i ka “përplasur” kurorat kryebashkiakut Benet Beci, i cili ndodhej në ceremoninë përkujtimore.
Qytetari ka marrë kurorat dhe i ka hedhur në rrugë në shenjë proteste si dhe ka rrëfyer se i kanë pushkatuar gjyshin.
“Këta më kanë pushkatuar gjyshin, pse kanë ardhur këtu”, ka thënë ndër të tjera qytetari i revoltuar.
Nga ana tjetër duke parë këtë incident, kryebashkiaku Benet Beci është larguar duke mos mbajtur asnjë fjalim dhe duke iu shmangur gazetarëve.