Ish kryeministri Sali Berisha pretendon se çdo kalim i parave përmes ‘Homeplan’ tek Jamarbër Malltezi është bërë përmes bankës por dosja e SPAK e përgënjeshtron. Dokumentet e gjetura nga sekuestrimi i kompjuterave të studion e kontabilitetit të Andia Pustinës e besuara e Jamarbër Malltezit rezulon se dhëndri i Sali Berishës ka marrë 72 mijë euro cash në 2017.Nga kqyrja e pjesshme e kompjuterit e markës HP, me ngjyrë gri, me Product ID “Y7Z98EA#ABB”, mbrapa së cilës është ngjitur një letër barcode me Nr “40001650”, në përdorim të shtetases Odeta Fishta, e punësuar pranë Studio Pustina, i sekuestruar me datë 28.04.2023 evidentohet ndër të tjera:
Materiali i ruajtur me emërtimin “Div. Abi” është pasqyruar dividenti i shtetasit Jamarbër Malltezi së bashku me disa shënime në këtë material konkretisht; →
Viti 2017
957,107 Euro – Bankë
72,000 Euro-cash (sistemimi i 120k ne mars 2017) 90,000 Euro fatura. 1,119,107 Rakordim i Kontakt
-diferenca
Më datë 27.08.2020 është pasqyruar shuma 25,000 Euro me shënimin “Për tu sistemuar nga Xhimi Begeja tek Abi”
Viti 2020
30,000 Euro bankë
2.Në datën 03.03.2017, shtetasit Jamarbër Malltezi i është dhënë një shumë prej 12000 eur ose 1,620,960 lekë me komentin: Cash FB per JM.
3.Në datën 24.03.2017, shtetasit Jamarbër Malltezi i është dhënë një shumë prej 20000 eur ose 2,707,600 lekë me komentin: Cash FB per JM.
4.Në datën 09.05.2017, shtetasit Jamarbër Malltezi i është dhënë një shumë prej 10000 eur ose 1,348,600 lekë me komentin: Cash FB per JM.
Jo vetëm kaq SPAK thotë se rezultohet e qartë se këto kalime janë bërë nga 2011 – 2016.
Konstatohet se për periudhën 2011-2016 shtetasi Jamarbër Malltezi nuk deklaron dividentë ndërkohë që rezulton e qartë nga hetimi i kryer deri më tani se ai ka marrë përfitim në këto vite, analizuar më lart.
SPAK e akuzon Jamarbër Malltezin për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë” duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro ndërsa kishte investuar 45 mije euro
Në përfundim arrihet në konkluzionin se përfitimi total i shtetasit Jamarbër Malltezi në para dhe në natyrë, i shprehur në vlerë monetare është 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, nderkohe qe ekziston dyshimi i arsyeshem i mbeshtetur ne prova se ka investuar vetem shumen prej 45 128 euro. Nder te tjera, kjo gje mbeshtetet edhe nga deklarimet e vete shtetasit Fatmir Bektashi i cili, kembengul qe shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kane investuar (duke nenkuptuar investime per ndertime qe eshte edhe logjika e krijimit te shoqerise Homeplan) shkruhet në dokument.”
Në dosje evidentohet dhe dividenti që “Homeplan” i ka shlyer Malltezit, apo Abit siç e shkruajnë shkurt.
Në excel është janë bërë shënimet
Për ti kthyer Abit
45,128.94 Euro- Kalim i kryer në 2012 nga JM në Homeplan 44,126.7 Euro-shtesë
sipërfaqe takuese si bashkëpronar për ti kaluar Abit 1,250,815 Euro – “Marre me teper sip.takuese tek ARA 11-kateshi, duhen kthyer ose zbritur nga llog.e dividentit”
150,097,800-“Kati i pare dhe i dyte tek 11 kateshi, do vendoset si do trajtohet, si ardhur apo do zgjidhet ndryshe”
Totali i detyrimit që Homeplan ka ndaj Abit – 5,420,345.02 Euro, nga të cilat i janë paguar 4,258,785.66 Euro; sipërfaqe të marra më shumë 1,250,815 Euro dhe për tu paguar 89,255.64 Euro.
– Materiali i ruajtur me emërtimin “Për sistemim të faturave” ka pasqyruar vlerat
dhe shënimet si vijon; Viti 2017- Abi-90,000 fatura do të ndahen si vijon 36,000 (FB), 41,500 (JM) dhe 22,500
(XHB)
Cash
Abi-72,000″ Cash-sistemimi i 120K në mars 2017″
Abi- 141,786.41
213,786.41
-Dokument në format word me emërtimin “Rakordim_Eralda_08.02.2022”, autori i këtij dokumenti është “Hewlett-Packard-Company”, përmbajtja e këtij dokumenti është krijuar më datë 08.08.2022, ora 10:37; është ruajtur për herë të fundit më datë 08.08.2022 ora 14:09; është printuar më datë 08.08.2022 ora 13:39, koha totale e editimit të dokumentit është 00:47:00. Dokumenti në word ka të dhëna për vitet 2010- 2021, u printuan dhe u bashkalidhën këtij procesverbali. Dokumenti në word ka përmbajtjen si vijon;
Materiali i ruajtur me emërtimin “Div. Abi” është pasqyruar dividenti i shtetasit Jamarbër Malltezi së bashku me disa shënime në këtë material konkretisht;