Shkruan Azgan Haklaj
Për vite me radhë, Serbia ka ndjekur një politikë të mirëllogaritur për krijimin dhe konsolidimin e asaj që njihet si “Bota Serbe”, duke forcuar lidhjet politike, kulturore, ekonomike dhe mediatike me komunitetet serbe përtej kufijve të saj.
Beogradi ka kërkuar të zgjerojë hapësirat e ndikimit, të ruajë dhe thellojë marrëdhëniet me fuqitë e mëdha, të ndërtojë ura me qendrat e vendimmarrjes dhe të mobilizojë diasporën e vet si faktor politik.
Bota Serbe po konsolidohet!
Po Besëlidhja Shqiptare ku është?
Kjo është pyetja që duhet t’i shqetësojë shqiptarët sot.
Sepse ajo që po ndodh nuk duhet parë thjesht si një seri aktivitetesh politike të një komuniteti tjetër.
Duhet parë si një mësim për ne.
Kur një komb organizon diasporën, ndërton ura, krijon rrjete dhe e kthen praninë e vet demografike në ndikim politik, ai rrit peshën e tij aty ku merren vendimet.
Dhe sot kemi një shembull konkret.
Më 9 shtator 2026, në Dallas të Teksasit, organizata “Republican Serbs”, përmes nismës “Serbs for Trump”, ka paralajmëruar një aktivitet politik,me synim mobilizimin e komunitetit serbo-amerikan në prag të zgjedhjeve afatmesme amerikane.
Nga rajoni drejt Washingtonit!
Nga diplomacia shtetërore drejt mobilizimit të diasporës.
Nga lidhjet historike drejt rrjeteve politike.
Nga komuniteti drejt ndikimit.
Dhe përballë këtij realiteti, pyetja është e pashmangshme:
PO SHQIPTARËT KU JANË?
Ku është organizimi ynë?
Ku është strategjia jonë?
Ku është prania jonë politike?
Ku është koordinimi i shqiptarëve në Amerikë?
Ku është tryeza ku shqiptarët ulen bashkë dhe flasin me një zë për interesat tona?
Ku është rrjeti ynë i qëndrueshëm pranë Kongresit dhe qendrave të vendimmarrjes amerikane?
Ku janë urat tona me Washingtonin?
Ku është strategjia jonë për Kosovën?
Ku është strategjia jonë për shqiptarët në rajon?
Dhe mbi të gjitha:
KU ËSHTË BESËLIDHJA SHQIPTARE?
Sepse nuk mjafton të kemi shqiptarë të suksesshëm në Amerikë.
Nuk mjafton të kemi biznesmenë, intelektualë, akademikë, profesionistë e politikanë.
Nuk mjafton të kemi miqësi historike.
Nuk mjafton të kujtojmë se Amerika ishte me shqiptarët në ditët më të vështira të historisë sonë moderne.
Nuk mjafton të bëjmë fotografi me senatorë e kongresmenë.
Politika nuk fitohet me nostalgji.
Fitohet me:
organizim, vizion, strategji, kordinimi dhe veprim.
Nëse të tjerët organizohen, edhe ne duhet të organizohemi.
Nëse ata ndërtojnë ura me Washingtonin, ne duhet t’i forcojmë urat tona.
Nëse ata mobilizojnë diasporën, ne duhet të mobilizojmë diasporën shqiptare.
Nëse ata krijojnë rrjete ndikimi, ne duhet të krijojmë rrjetet tona.
Jo për të kërcënuar askënd.
Jo për të mohuar askënd.
Jo për të kërkuar konflikt.
Por për të bërë atë që çdo komb i përgjegjshëm duhet të bëjë.
Të organizojë veten e të mbrojë interesat e veta
dhe të ndërtojë aleancat e veta.
Të flasë me zërin e vet dhe të jetë i pranishëm aty ku vendoset për të ardhmen e tij.
Sepse shqiptarët nuk mund të mbrohen vetëm nga historia.
Historia është themeli, por organizimi është forca.
Vizioni është drejtimi dhe veprimi është garancia.
Ne nuk duhet të presim që bota të kujtohet për ne sa herë që shfaqet një krizë.
Duhet të jemi aty para krizës.
Duhet të kemi njerëzit tanë.
Duhet të kemi institucionet tona.
Duhet të kemi ekspertët tanë.
Duhet të kemi komunikimin tonë.
Duhet të kemi strategjinë tonë.
Dhe duhet të kemi një Besëlidhje Shqiptare, jo si një slogan emocional të radhës, por si një projekt serioz, afatgjatë dhe gjithëpërfshirës të shqiptarëve.
Një Besëlidhje që bashkon mendjen me veprimin.
Diasporën me trojet.
Politikën me diplomacinë.
Biznesin me dijen.
Historinë me të ardhmen.
Sepse kombet nuk ndërtohen vetëm nga kujtesa.
Ndërtohen nga njerëzit që dinë ta kthejnë kujtesën në vizion dhe vizionin në veprim.
Prandaj sot pyetja nuk është më nëse shqiptarët kanë fuqi.
Po, shqiptarët kanë fuqi.
Pyetja është:
A DO TË DIMË TA BASHKOJMË ATË FUQI?
Nga një ide.
Nga një tryezë.
Nga një besëlidhje.
Nga një zë.
Nga një strategji.
Nga një veprim.
Sepse e ardhmja nuk u dhurohet kombeve.
E ARDHMJA NDËRTOHET!
Dhe nëse Bota Serbe po konsolidohet, shqiptarët duhet ta dëgjojnë sot pyetjen që nuk mund të shtyhet më:
PO BESËLIDHJA SHQIPTARE KU ËSHTË?
JO NESËR.
JO PASNESËR.
POR SOT.
BESËLIDHJA SHQIPTARE DUHET TË FILLOJE
Shqiptaret duhet të jenë aty ku merrem vendimet!







