Festivalet foklorike ishin festa e traditës, kremtja e shpirtit krijues të gjeneratave

0

Shkruan Albert Vataj

Festivali Folklorik Kombëtar është veprimtaria më e rendesishme mbarëkombetare folklorike në Shqipëri. Kjo veprimtari zhvillohet në Kalanë e qytetit të Gjirokastrës njëherë në katër vjet. Në të marrin pjesë të gjitha grupet folklorike shqiptare si dhe grupe nga shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, si dhe nga arbëreshët e Italisë, Turqisë, Amerikës, Greqisë dhe grupe folklorike nga vende te ndryshme si të ftuar. Festivalet folklorike organizoheshin fillimisht në qytetin e Tiranës.

Të tillë ishin pesë festivalet e para folklorike kombëtare, përkatësisht në vitet: 1946, 1949, 1952, 1957 dhe 1959. Në vitin 1966 festivali është mbajtur në Elbasan, në vitin 1967 në Lezhë dhe në vitin 1995 në Berat.
Festivali i cili u parapriu festivaleve folklorike kombëtare të Gjirokastrës[1], ishte festivali folkolirik i zhvilluar në Tiranë më 25 – 27 nëntor 1959, me siglën ‘Festivali Kombëtar i Këngës, Muzikës dhe Valleve’.

Në këtë festival morën çmime për herë të parë solistë popullorë si: Laver Bariu, Ndue Shyti, gjithashtu u vlerësuan me diploma të ndryshme rreth 400 pjesëmarrës.
Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, më 8 – 16 tetor. Pas këtij festivali të parë, ku morën pjesë të gjitha rrethet e vendit, në çdo pesë vjet (përkatësisht: 1973, 1978, 1983, 1988), në kalanë e këtij qyteti u zhvilluan rregullisht festivale folklorike kombëtare.
Në festivalin folklorik të vitit 1973 në fazën finale morën pjesë 1370 pjesëmarrës; në festivalin e vitit 1978, në fazën përzgjedhëse u aktivizuan rreth 53.000 pjesëmarrës, ndërkohë që vetëm 1560 bartës interpretuan gjatë ditëve të festivalit.

Në vitin 1995 festivali folklorik u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit dhe në shtator të vitit 2000 ky aktivitet madhor u rikthye përsëri në qytetin e Gjirokastrës.
Për ruajtjen dhe promovimin mbarëkombëtar të trashëgimisë jomateriale, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Gjirokastrës organizojnë në qytetin-muze të Gjirokastrës, pjesë e Listës përfaqësuese të dukurive kulturore jomateriale të UNESCO-s.
Festivalin Folklorik Kombëtar me pjesëmarrjen e bartësve individë të trashëgimisë kulturore jomateriale, të grupeve dhe shoqatave kulturore, si dhe të grupeve përfaqësuese në bazë rrethi.
Statuti dhe kriteret e organizimit të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës aprovohen me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë jomateriale, pas propozimit të Komitetit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Që në vitet e para pas çlirimit në vendin tonë filluan të organizoheshin festivale folklorike kombëtare, të emërtuar thjesht‚ Festival Folklorik Kombëtar (FFK).Traditën e vërtetë ky lloj aktiviteti artistik kombëtar e krijoi në vitin 1968, kur në emërtimin e tij u përfshi edhe emri i qytetit organizator. Është fjala për festivalin e organizuar në qytetin-muze të Gjirokastrës, i cilësuar nga UNESCO-ja ‚Pasuri kulturore e njerëzimit‛, i cili u quajt Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës dhe është veprimtaria më e rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu