Zyrtari i Urbanistikës në Sarandë, Ariel Balani dhe inspektori i IKMT, Julian Preni u arrestuan mbrëmjen e 26 tetorit në kuadër të një operacioni të SPAK.
Nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, inspektori i IKMT-së Julian Preni ka konsumuar elementë të veprës penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Në muajin mars të vitit 2020, Julian Preni me detyrë inspektor i IKMT-së i ka kërkuar shtetasit F. D. shumën monetare 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil, por pasi kanë negociuar ai i ka dhënë Prenit shumën prej 3000 Euro dhe nuk i është prishur objekti në vitin 2020 edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT që prej muajit Shtator të vitit 2019.

Nga dokumentacion i administruar nga IKMT rezulton se objekti është prishur vetëm në datën 07.06.2021. Preni e shtyu prishjen me dy vite për tre mijë eurot që mori dhe tani përfundoi në burg.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim në lidhje me drejtoreshën e Kadastrës, Dallëndyshe Bici.
Denoncuesi shkruan se, Bici së bashku me motrën e saj po bëjnë kërdinë, duke emëruar në Kadastër të gjithë personat e shkarkuar për korrupsion që punonin në Kthimin e Pronave! Laj e thaj vjedhje dhe vetëm vjedhje.
Reagim i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Dallëndyshe Bici me të motrën bëjnë kërdinë!!
Juliani i arrestuar para pak ditësh ishte sekser gjobëvënës kryesor për llogari të Dallandyshes.
Por vet ai nuk mbetej xhep bosh.
Ai ndërtoi në Golem hotelin luksoz ‘Henry’.
Elona emëron në kadastër të gjithë personat e shkarkuar për korrupsion që punonin në Kthimin e Pronave! Laj e thaj vjedhje dhe vetëm vjedhje.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Pershendetje,
Uroj te jeni mire,
Desha tju jap nje informacion,
Personi qe është arrestuar mbrëmë nga SPAK Per mos prishjen e hotelit ne Sarandë Inspektori i IKMT se Qendrore Julian Preni, eshte sekseri personal i Dallandyshe Bicit,
Juliani ishte sekseri i Dallandyshes dhe ishte i vetmi inspektor qe menaxhonte Jugun me mbështetje te Dallëndyshes.
Juliani ka nje hotel ne Golem me motren e Dallandyshes me Elonen. E cila aktualisht eshte nen hetim te Spak, Elona po ben emerimet tek Kadastra.
Hoteli quhet : Henry 2019 ne kavaje.
Te gjithe qe ka shkarkuar Ministri Drejtesise per korrupsion nga Kthimi Pronave jane emeruar nga Elona ne Kadaster.
Pra te lutem jane dy momemte: Del urdher prishje per hotelin ne 2020 kur IKMT e drejtonte Dallandyshja dhe mbasi Juliani mer leket Hoteli nuk prishet ky eshte fakti pare.
Sepse nje inspektor task force nuk kishte fuqi te anullonte urdherin e prishjes se Kryeinspektores.
Juliani ishte sekseri personal i Dallandyshes kudo shkonte Juliani dhe mblidhte Leket pastaj ja conte Dallandyshes dhe pastaj investuan duke hapur dhe nje hotel.
Se dyti si mundet nje inspektor i nje Agjencie shtetrore sic ishte Juliani me 60 mij leke te reja rroge ne muaj Hape nje hotel nje resort lluksoz.
Dhe tjetra cfare ndryshimi dhe zhvillimi do kete Kadastra kur te gjithe punonjesit qe u shkarkuan nga Drejtoria e Antikorrupsion e Ministrise se Drejtesise nga Agjencia e Teajtimit te Pronave jane emeruar ne Kadaster ne poste Kyce. Kjo ndodh pasi Elona ka punuar tek Agjencia e Pronave dhe sekseret qe ka pasur atje i ka cuar tek motra e saj ne kadaster dhe i meaxhon Elona.
Elona shkon perdite tek Kadastra dhe rri te zyra e Dallandyshes dhe drejton dhe ndan punet.
Bashke me Julianin duhej arrestuar dhe Dallandyshja.
Faleminderit.