7 vite e 6 muaj burg për shqiptaren në Britaninë e Madhe, mesazhet në telefon që e “fundosën”

0

Një grua shqiptare ka përfunduar në burg në Britaninë e Madhe, pasi akuzohet se ishte bashkëpunëtore me një rrjet kontrabadistësh.

Sipas mediave britnaike, bëhet fjalë për Ujëza Kurmekaj, e cila ndihmonte trafikantët që të transportonin emigrantë nga Shqipëria drejt Anglisë, në rrugë ilegale.

Lidhjet e saj me grupin e kontrabandistëve u zbuluan nga mesazhet që ajo kishte shkëmbyer me ta në telefon, Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) e lidhën atë me kontrabandën e njerëzve përmes qindra mesazheve të gjetura në telefonin e saj. Pasi ajo u arrestua, hetuesit zbuluan se u kishte dërguar udhëzime kontakteve në Francë duke detajuar se kë duhet të merrnin.

Mesazhe të tjera flisnin për kushtet në Kanalin Anglez, duke përfshirë një që thoshte: “Deti shumë i keq”. Kishte gjithashtu shenja të vendndodhjes në hartë që udhëzonin kontrabandistët se ku të merrnin emigrantët ose ku ishin vendosur varkat në Kanal.

NCA tha gjithashtu se telefoni i saj përmbante 21 imazhe të kartave të identitetit dhe pasaportave shqiptare, të cilat, kur u kontrolluan, tregonin se nëntë nga individët kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

Shqiptarja do të vuajë një dënim prej 7 vjet e gjysmë dhe pas përfundimit do të rikthehet në Shqipëri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu