Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka paralajmëruar zhvillime të bujshme nga SPAK. Sipas tij, është një politikan i lartë që mund të arrestohet gjatë ditëve në vijim. Karamuço tha se ka ditë që pritet dhe SPAK i ka kopsitur letrat.
“Në radhë është një politikan i lartë që pritet, ka ditë që pritet dhe zien e gjithë media e shoqëria civile.
Pritej të premten se të premten ndodhin gjithmonë, e nuk u bë.
Është kthyer dhe në një lloj konotacioni si humor tani. Ka të dhëna serioze që mund të ketë arrestime të politikanëve shumë të lartë”, tha eksperti në Top Channel.
Në media kohët e fundit flitet emri i ish-Presidentit Ilir Meta, si i implikuar në çështjen CEZ-DIA.