Ish-deputeti Myslim Murrizi ka denoncuar shefin e komisariatit i cili del në përgjimet e dosjes ‘184’ në Dibër, se ka ndërmjetësuar me prokurorin e çështjes, për dosjen e Tahirit dhe Habilajve.
Murrizi u shpreh ne Syri tv , se prokurori Sali Skuraj, kunati i të cilit del në përgjimet e dosjes ‘184’, së bashku me një prokuror Premçi, kanë pasur dosjen e Habilajve.
‘Te dosja ‘184’ dhe ia çuan Dibrës, ky prokurori Sali Skura, kunati i këtij del te përgjimet e ‘184’ dhe SPAK shpall inkopetencën për zgjedhjet që është kompetenca e tij dhe e çon në Dibër ku është kunati i këtij 5.2-shit. Ky prokurori bashkë me një prokuror Premçi ka pasur dosjen e Habilajve. Dhe kur të zbardhen këto telefonat ‘BQ’ do dali që ky këtu ka bërë ndërmjetësim. Këta të dy kanë pasur dosjen e Habilajve’ u shpreh Murrizi.
Ndërkohë, pak më parë, Murrizi denoncoi Sali Skurrën se disponon tre vila te ‘Liqeni i thatë’ dhe është kunati i prokurorit të SPAK Lad Marës, këtij që nxjerr dosjen që do të bëj lajm.
Murrizi: Ai prokurori nga ana procedurale bën gabim që zbardh dosjet pa mbaruar hetimet. Që po të kthehemi se çfarë lidhjesh kanë prokurorët, psh. kunati i këtij Lad Marrës është shef komisariati vetë është shok i ngushtë Dedanit, Sali Skura, i prokurorit. Është ai që del në dosjen ‘184’ që thotë e kreva detyrën i frenova votuesit nga Kamza për të mos ardhur të votojnë në Dibër, shefi i komisariatit.
Është ai që ka tre vila këtu te ‘Liqeni i thatë’, ky kunati i këtij, Saliu që ka qënë shef komisariati në Shijak, Kamëz, Kavajë dhe sot është në Librazhd. Është ai që denoncoi PD që shoferi i tij u kap në aksionin ku u kap dhe ‘ujku i Cërrikut’, por që doli, tre vila me rrogë shteti. Ky është kunati i prokurorit të SPAK Lad Marës këtij që nxjerr dosjen që do të bëj lajm se paska kërkuar një kryekomisar votën për Murrizin.
Myslim Murrizi ka hedhur akuza të forta ndaj italo-shqiptarit, Karlo Bollino, se ka vjedhë 5 dynym tokë në mes të Tiranës.
Murrizi deklaroi se, Jamarbër Malltezi futet në burg se ka marrë tokën e tij, kurse Bollino që ka vjedhur tokën në Tiranë, e bën lajm.
Debati në studio:
Murrizi: Karlo (Karlo Bollino) hajdut, ka vjedhur 5 dynym tokë në Tiranë. Hyn në burg Jamarbëri që është komshi me Karlon. Jamarbëri ka 300 vjet në Tiranë, Karlo nga Napoli ka marrë 5 dynym tokë, njëlloj si Jamarbëri, e në fakt Jamarbëri si ka marrë 5.
Kanë qenë Begejat komshi me Bollinon, di gjë ti Lorenc. Ka pronat. A mundet që të ketë të lajthitur në Tiranë, që të mendojë se Maks Begeja, nënkryetar i Partisë Republikane, mendon se mund të kenë qenë me fise italiane, komshi këta.
Ka më turp këtu.
Ky ka marrë 5 dynym tokë këtu, ky ka marrë të veten. Ky hyn në burg, Karlo bën lajm.
Vangjeli: Çfarë lidhje ka kjo? Në çfarë mënyre i ka marrë ai këto? Në bazë të ligjeve…Jo nuka kanë qënë komshinj me Begejat. Është ligji ekzistues. Media ka fortësinë e çelikut por brishtësinë e kristalit.