Policia e shtetit duket se është zhytur kokë e këmbë në krim. SPAK ka treguar se shefat e komisariateve u japin informcioneve bandave, por ata jo vetëm që bashkëpunojnë, por janë të përfshirë drejtpërdrejt në trafiqe e krime.
Pak më parë ka rënë në pranga Shefi i Sektorit te Shërbimeve të Kufirit në Drejtorinë Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, kryekomisari, Stilian Pasho, pasi akuzohet për trafik droge.
Lidhur me këtë ngjarje ka reagur dhe vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
“Kur unë mora detyrën u shpreha se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur. Sapo është ndaluar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore një Kryekomisar, me detyrë Shefi i Sektorit te Shërbimeve te Kufirit ne Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për pëfshirje në “Trafikim të narkotikëve”. Përgëzoj Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Korçë. Shpreh besimin se drejtimi i ri AMP dhe forcimi i bashkëpunimit me agjencive e tjera ligjzbatuese si SHISH, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK do ta intensifikojnë procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Përgëzime dhe vetëm përpara”, shkruan ai.