Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”!

0

Juristi i njohur, Romeo Kara dhe personazhi që hapi “Kutinë e Pandorës” për këtë aferë paralajmëroi ditën e djeshme në një reagim për gazetën “SOT” se shumë shpejt do të kemi lajme të bujshme në lidhje me aferën “CEZ-DIA”, pasi Prokuroria e Posaçme do të fillojë me “prerjen e kokave”.
Madje zoti Kara theksoi se kjo është një dosje prioritare në mesin e të gjitha çështjeve që ka në dorë Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion. Sipas tij dosja është qepur nga SPAK dhe në vijim pritet kërkesa për gjykatë. “Peshku i madh”që rrezikon arrestimin është ish-presidenti Ilir Meta, i cili është thirrur brenda këtij viti dy herë brenda Prokurorisë së Posaçme dhe është pyetur për orë të tëra.

Sipas tij, Meta është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash, duke gllabëruar paratë e qytetarëve shqiptarë gjatë kohës kur kreu aktual i partisë së Lirisë ka qenë ministër i Ekonomisë në qeverinë “Berisha 2” gjatë viteve 2009-2011. Mes shumë personazheve, kryesori që është pyetur për çështjen është Kastriot Ismailaj, i vetmi i arrestuar dhe i vetmi i dënuar për akuzën e mashtrimit. Ismailaj u dënua me 11 vite burgim, ku u lirua para disa javësh pas kryerjes së dënimit.

“Padyshim qe ndaj tij po zhvillohen hetime. Edhe ai njësoj si Berisha, ka qeverisur vetëm me një objektiv: të vjedhë dhe vetëm të vjedhë duke abuzuar me pushtetin dhe me paratë e vjedhura të vjedhë edhe pushtetin sa herë zhvillohen zgjedhje. Meta është sinonimi me i qarte i termit: hajdut publik.

Foto e tij duhet të vendoset në të ardhmen nëpër fjalorët enciklopedike krahas shpjegimit, të cilit ata do t’i bëjnë këtij termi. Në dijeninë time ai është thirrur në SPAK si person nën hetim, prandaj nuk është fare çudi, që shumë shpejt, t’i komunikohet ndonjë akuze dhe njëkohësisht ta respektojnë me ndonjë arrestim, siç e meriton ai, i forti i Pazarit te Ri. I lutem publikisht SPAK-ut, qe te mos tallet më me Metën, që u tret duke pritur arrestimin me sot e me nesër, por ta marrin sa me shpejt dhe t’i japin fund tmerrit pafund te tij.

Duhet bere kjo gjë sa me shpejt nga SPAK-u, jo vetëm si procedure, por, edhe ne shenje humanizmi. Pastaj ç’faj ka Meta, kur ne vetë ia varem mëlçitë atij në qafë? Kaq të humbur ishim, sa nuk kuptuam edhe një të nivelit te tij?”, deklaroi juristi Romeo Kara.

Goditjet e SPAK

Sipas juristit, SPAK nuk do të ndalet as për familjen “Berisha”. “Në aspektin ndërkombëtar, Sali Berisha dhe familja e tij, janë përcaktuar pa kthim, si familje kriminale e rrezikshme për sigurinë kombëtare, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vetë USA dhe UK. Ata tashmë janë një case closed për ta, dhe pikërisht ky status i fituar me plot meritë prej Berishave, po detyron SPAK-un, që të mos rrije më indiferent, apatik dhe inaktiv përballë mullarit të krimit Berisha.

Përballja me të, është jo vetëm prova e parë serioze për integritetin e kësaj strukture anti-korrupsion, por njëkohësisht edhe prova më e madhe, provë nga e cila varet dhe e ardhmja e vendit. E gjithë qeverisja Berisha ka qene një marshim kriminal drejt burgut, karakterizuar nga abuzimi, konflikti interesit, korrupsioni, ndikimi i paligjshëm, miratimi i ligjeve dhe akteve nënligjore të paligjshme, rrënimi i demokracisë dhe i drejtësisë, marrja peng e institucioneve, grabitja e pasurisë kombëtare, pastrimi i parave etj.

Parë në këtë aspekt, çështja e privatizimit te Sport Klub Partizani është thjesht një gudulisje për këtë familje. Sidoqoftë është një gudulisje sinjifikative e cila paralajmëron furtunën e drejtësisë që do të vijë më pas mbi kokat e tyre. Është një fillim i vonuar, por i mirë dhe për më tepër, i shumëpritur”, nënvizoi Romeo Kara për gazetën “SOT”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu