Dita e fundit e Saliu/ Garda blindon Kuvendin, efektivët pajisen me maska kundragaz

0

Rreth 800 efektivë policie kanë rrethuar Parlamentin ditën e sotme, ku pritet që të miratohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Sali Berishës, ndërsa ky i fundit ka thirrur protestë para ambienteve të Kuvendit.

Garda e Republikës ka blinduar perimetrin rreth Kuvendit të Shqipërisë.

Forca të shumta policore i janë bashkuar gardës në pritje të protestës së opozitës.

Ndërkohë, efektivët janë të pajisur me maska kundragaz.
Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për të cilësuar antikushtetuese masat ndaj Berishës, ndërsa ajo ia kaloi procedurën e radhës Kuvendit.

Sakaq, dje ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës së opozitës. Nën moton “O sot, o Kurrë”, Berisha theksoi se kjo protestë do të mbahet pasi qeveria Rama po ndërmerr vendime antikushtetuese, si dhe paralajmëroi se jo vetëm jashtë Parlamentit, por më datë 21 dhjetor do të vijojë edhe mosbindja civile e deputetëve brenda sallës se seancës plenare.

Berisha paralajmëroi protesta edhe përpara SPAK, institucion, i cili sipas tij po amniston Ramën dhe Veliajn për aferën me inceneratorin e Tiranës.

Protesta e Berishës/ Garda blindon Kuvendin, efektivët pajisen meProtesta e Berishës/ Garda blindon Kuvendin, efektivët pajisen me

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu