Pamje nga protestat e forta në Serbi, shkatërrohet bashkia

Date:

Share post:

Përshkallëzohen protestat e opozitës në Beograd. Policia mbrëmjen e djeshme përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Shumë prej demostruesve u përpoqën të hynin me forcë në godinën e Bashkisë duke thyer xhamat dhe duke u përplasur me forcat e rendit.

Aktivistët e opozitës thonë se policia përdori forcë të tepruar ndaj qytetarëve madje mes tyre kishte provokatorë për të shkaktuar dhunë.

Pas protestave të dhunshme ku pati me dhjetëra të arrestuar presidenti Aleksander Vuçiç u shpreh se shteti do të reagojë. Sipas tij qyteti i Beogradit po shkatërrohet për shkak të “qëllimeve të pista politike” duke nenvizuar edhe njëherë faktin për ndërhyrje të huaj.

“Prandaj erdha menjëherë në Presidencë dhe hyra në hyrjen kryesore, vetëm për t’u treguar se nuk kam frikë nga asgjë. Asnjë revolucion nuk po ndodh”, u shpreh Vuçiç i cili thirri edhe Këshillin Kombëtare të Sigurisë.

Prej më shumë se 10 ditësh opozita serbe del çdo natë në rrugë për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve, të cilat i cilësojnë të manipuluara nga partia në pushtet.

Protestuesit kërkojnë anulimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të cilat u zhvilluan  një jave më parë, për të cilat vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan se ishin te karakterizuara nga manipulimet

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

100 000 qytetarë mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë arrestimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës…

Shkruan Rigels Seliman Në ditën e saj të 11-të, protesta mbarëkombëtare ka shënuar një rekord historik duke zbritur në...

Protesta masive për largimin e Ramës, DW publikon pamjet me dron: Pjesëmarrja dhe mobilizimi më i madh

Protestat masive në Tiranë për largimin e kryeministrit Edi Rama janë përcjellë live nga shumë media ndërkombëtare. Rrjeti mediatik...

5 kandidatët e VV-së “në prag” të hyrjes në Parlament

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 48 mandate, dhe është partia e...

I rrenuem karakterit

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj I rrenuem karakterit Pse ece asaj rruge, ku, përzhurg ta ka dinjitetin, pse mendsh largove mirësinë...