Pamje nga protestat e forta në Serbi, shkatërrohet bashkia

Date:

Share post:

Përshkallëzohen protestat e opozitës në Beograd. Policia mbrëmjen e djeshme përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Shumë prej demostruesve u përpoqën të hynin me forcë në godinën e Bashkisë duke thyer xhamat dhe duke u përplasur me forcat e rendit.

Aktivistët e opozitës thonë se policia përdori forcë të tepruar ndaj qytetarëve madje mes tyre kishte provokatorë për të shkaktuar dhunë.

Pas protestave të dhunshme ku pati me dhjetëra të arrestuar presidenti Aleksander Vuçiç u shpreh se shteti do të reagojë. Sipas tij qyteti i Beogradit po shkatërrohet për shkak të “qëllimeve të pista politike” duke nenvizuar edhe njëherë faktin për ndërhyrje të huaj.

“Prandaj erdha menjëherë në Presidencë dhe hyra në hyrjen kryesore, vetëm për t’u treguar se nuk kam frikë nga asgjë. Asnjë revolucion nuk po ndodh”, u shpreh Vuçiç i cili thirri edhe Këshillin Kombëtare të Sigurisë.

Prej më shumë se 10 ditësh opozita serbe del çdo natë në rrugë për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve, të cilat i cilësojnë të manipuluara nga partia në pushtet.

Protestuesit kërkojnë anulimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të cilat u zhvilluan  një jave më parë, për të cilat vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan se ishin te karakterizuara nga manipulimet

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

Zgjedhjet e mesmandatit në Amerikë, Elon Musk dhuron 276 milionë dollarë për të mbështetur Donald Trump

Miliarderi Elon Musk është rikthyer në krye të listës së donatorëve më të mëdhenj të Partisë Republikane në...

Fjalori i të kaluarës, si program politik

Shkruan Zef Ndreka - Një ministër serb premton flamurin mbi Prizren. Më 7 tetor, në një tubim elektoral në Rashkë,...

JI SHQIPTAR (Përkundrazi, ne flemë gjumë) ADN-ja jonë thërret: Ji Shqiptar!…

Shkruan Shefki Hysa ADN-ja jonë thërret: Ji Shqiptar!... Ne flemë gjumë!... Dhe të tjerët, ndërkohë, Na rrëmbejnë Çamërinë, Na rrëmbejnë Kosovën, Na rrëmbejnë dhe plot...

Finiqi Dodonës Pellazge, Oriku Odisesë kur u vizituan nga perandorë ne u dhamë besë

Përgatiti: Kryekonservatori Albania KUJTIM GJUZI (Këshillat Akademia Konservatore Albania). Edi Rama nëse ka një pikturë në besë Albane të muhaxhirëve...