Gjykata vendos sot për “fatin” e tij, Berisha injoron seancën

0

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korruspionit pritet të vendosë ditën e sotme në orën 10:00 masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

SPAK ka kërkuar në GJKKO ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest shtëpie”, kërkesë e cila pritet të vlerësohet nga gjykata.

Vetë Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë prezent në GJKKO, por në të njëjtin orar do të zhvillojë një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD në selinë blu.

Lajmi është bërë publik nga zyra e shtypit të Sali Berishës e cila njoftoi: “Në ora 10:00, Prof. Dr. Sali Berisha do të zhvillojë një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD”.

Java e fundit e 2023-it paraqitet edhe si java vendimtare për fatin politik të Sali Berishës.

26 dhe 27 dhjetori do të jenë dy data që do të vendosin shumë për të ardhmen politike të ish-kryeministrit, por bashkë me të do të vendosin edhe për fatin e forcës politike që ai ka dominuar për 32 vite, Partisë Demokratike.

Si parapërgatitje për këtë vendim të GJKKO, Berisha nga ana tjetër në 5 ditët e fundit ka bërë disa lëvizje. Fillimisht ka nisur një proces riorganizimi të partisë që tashmë do duhet të funksionojë në këto kushte të reja që Berisha nuk do mundet të dalë nga banesa. Po ashtu, janë shtuar kontaktet me grupimin e Bardhit për të mundësuar një koordinim të aksionit opozitar edhe përtej Kuvendit.

Por 24 orë pas vendimit që me shumë gjasa do të detyrojë Sali Berishën të qëndrojë në shtëpi, demokratët janë thirrur të protestojnë.

Si rrallë herë protesta është lajmëruar për t’u zhvilluar përpara Gjykatës së Lartë, aty ku prej orës 9 të mëngjesit në dhomë këshillimi 3 gjyqtarë do të vendosin për fatin e vulës së Partisë Demokratike, nëse ajo do t’i mbetet Lulzim Bashës, apo do t’i kalojë Sali Berishës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu